E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erjon Bogdani garanci Shqiperise

Erjon Bogdani i ka dhënë garanci përfaqësueses shqiptare, se për aq kohë sa do të jetë në gjendje optimale fizike, do të zbresë në fushë me fanellën kuqezi. Sulmuesi 34-vjeçar, i cili është i vetmi “senator” që ka mbetur në skuadër, ka vlerësuar edhe emërimin e trajnerit Xhani De Biazi në krye të stolit, edhe sepse ishte njëri prej atyre që kërkuan një teknik italian.
Përsa i takon kualifikueseve të Botërorit 2014, Bogdani e ka vlerësuar grupin e Shqipërisë si mjaft të vështirë, megjithatë kërkon maksimumin nga skuadra, edhe pse ajo ndodhet në fazë tranzicioni.
Përsa i takon së ardhmes, sulmuesi nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga Çezena, pasi ofertat nuk mungojnë. Megjithatë, më parë ai do të takohet me drejtuesit e klubit për të vendosur.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›