E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrepet e Greshices kater grabites ne pranga

Katër persona kanë përfunduar në prangë si autorë të dyshuar për garbitje të dhunëshme me armë zjarri në zonën e Fierit, ndërsa pjestari i pestë i kësaj bande është shpallur në kërkim.
Sipas informacionit të policisë së Fierit, si rezultat i operacionit “Rrepet e Greshicës” janë arrestuar Ismail Brakaj, 24 vjeç, Flogert Merkaj , 22 vjeç, Armando Lalaj, 28 vjeç, Albert Brakaj, 27 vjeç, kurse Dashnor Brakaj, 29 vjeç, është shpallur në kërkim. Këto të prangosur, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer disa grabitje dhe disa vjedhje të dhunshme me armë zjarri, për të cilat policia po vazhdon hetimet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›