E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastra nen akull kalldremi i pakalueshem demtohen qytetaret

Temperaturat e ulëta të ditëve të fundit dhe depozitimi i akullit dhe ngricës përgjatë segmenteve rrugorë ka krijuar vështirësi për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve në rrugët e brendshme të qytetit të Gjirokastrës. Aktualisht pjesa më e madhe e rrugëve të kalldrëmta, kryesisht në pjesën e sipërme të qytetit, janë të pakalueshme si shkak i shtresës së ngricës dhe akullit të krijuar përgjatë tyre.
Specialistët e Ndërmarrjes së Ujësjellësit, për praninë e madhe të ujërave që rrjedhin përgjatë rrugëve në këtë mot të ftohtë, bëjnë fajtor tubacionet e amortizuara dhe keqpërdorimin e ujit, i cili shkakton edhe krijimin e akullit mbi rrugë. Por pamvarësisht nga kjo pushtetarët vendorë duket se nuk po gjejnë zgjidhje për situatën e krijuar, e cila e ka kthyer qytetin e gurtë në një qytet të akullt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›