E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne Kozane bora nje meter policia greke nuk lejon levizjen

Tetë autobusë me emigrantë që dëshirojnë të jenë për festat e fundvitit në vendin e tyre, kanë mbetur të bllokuar në territorin grek të doganës së Kapshticës. Kjo për shkak se policia vendase ka njoftuar se në Kozanë rruga është e pakalueshme, kështu që askush nuk duhej të nisej drejt kufirit me Shqipërinë. Por sa duket agjensitë turistike nuk i janë bindur këtij urdhëri duke bërë që dhjetra e qindra emigrantë me fëmijë e pleq të gjenden në mes të dëborës e cila ka arritur një metër. Policia shqiptare po merr në konsideratë situatën dhe po kërkon nga agjensitë e udhëtimit të kthehen mbrapsht në mënyrë që udhëtimi i emigrantëve të mos kthehet në një udhëtim dramatik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›