E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi nuk ndalet fiton 2-1 perballe Lacios

Shtatë fitore radhazi. Interi e sheh veten në disavantazh, por arrin të thyejë 2-1 Lacion falë golave të Militos dhe Pacinit, të cilët i përgjigjen avantazhit fillestar të miqve me Rokin dhe vazhdon serinë pozitive në kampionat. Për t’u theksuar është fakti që kjo ishte fitorja e nëntë e zikaltërve në dhjetë takimet e fundit në Serinë A.
Me tri pikët e marra të dielën, Interi i rrëmben vendin e katërt në klasifikim pikërisht Lacios dhe ruan diferencën me 6 pikë nga kampionët e dimrit, Juventus.
Ndeshja në “San Siro” është karakterizuar nga terreni rrëshqitës, por edhe gabimet e shumta në ndërtimin e lojës. Në të 13-ën, portiere Marketi gabon në largimin e topit dhe Alvarez nuk mendohet gjatë, kërkon portën nga 25 metra, por pa shënjestruar si duhet.
Megjithatë, Lacio duket mjaft dinamike në lojë, ushtron pressing në të gjithë fushën dhe tenton të shfrytëzojë pasiguritë e Lusios, që në të 14-ën I dhuron Rokit shansin për të shënuar, por shtylla I prish festën kapitenit bardhkaltër.
Pas këtij momenti, Interi provon të ndërtojë aksione të rrezikshme, por mungesa e Tiago Motës, daljet e pakta të Maikon dhe Alvarez jo në formë, bëjnë që Pacini e Milito të mos shërbehen me topa.
Vështirësitë e vendasve bëjnë që Lacio të marrë kurajë dhe kur kronometri tregonte 30 minuta të kalojë në avantazh me Rokin, që I shpëton mbulimit të Lusios dhe me një diagonale perfekte mposht portierin Hulio Sezar.
Tifozët zikaltër janë dukshëm të pakënaqur, megjithatë dalja në nxehje e Sneijder rikthen entuziazmin, ndërsa në aksionin e fundit përpara pushimit të lojës, Interi barazon. Milito bën thuajse gjithçka vet dhe pas kombinimit me Alvarez e dërgon topin në rrjetë.
Fraksioni i dytë i lojës kalon pa emocione për minuta me radhë, ndërsa tentativat e Maikon e Pacinit nuk kanë saktësinë e duhur. Megjithatë, Interi kalon në avantazh në të 63-ën. Pas një goditjeje me kokë të Lusios në mesfushë, Pacini, I cili është nisur në pozicion jashtë loje, mposht Marketin me një parabolë të shkëlqyer.
Lacio mund të kishte shënuar një minutë më pas me Klosen, I cili gabon nga pozicion I shkëlqyer dhe nuk e dërgon topin në rrjetë. Në minutat e fundit, kur Reja ka hedhur në fushë edhe Sise, kryeqytetasit tentojnë gjithçka për të barazuar, porn ë një farë mënyre Interi arrin të ruajë portën të paprekur, merr tri pikët dhe vazhdon ngjitjen në klasifikim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›