E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryebashkiaku Niko Peleshi dëmton biznesin e vogël në Korçë

24-01-2013 / Gazeta 55

KLSH ka konstatuar 313 milionë lekë dëme në Bashkinë e Korçës

Për herë të dytë brenda dy javësh Dega e Partisë Demokratike në Korçë kërkoi publikimin e raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit në Bashkinë e qytetit. Sipas degës së PD-së së Korçës, raporti ka konstatuar një dëm financiar prej 313 milionë lekësh dhe për këtë kryebashkiaku, Niko Peleshi, duhet të japë një sqarim për qytetarët. Ndaj kryetarit të Bashkisë drejtohen akuza edhe nga biznesi. Prej katër ditësh rreth 50 biznese në bulevardin “Shën Gjergji” kanë kaluar në protestë të heshtur, duke akuzuar kryebashkiakun Peleshi se ka shkelur projektin dhe marrëveshjen e firmosur mes tyre në shkurt të vitit të kaluar për rindërtimin e bulevardit me dy sense kalimi. Ata kërkojnë hapjen e bulevardit për lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve pasi kjo situatë po i çon ata drejt falimentimit. Bllokimi i bulevardit dhe kthimi i tij në pedonale ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm i tregtarëve ndërkohë që kjo çështje, është diskutuar edhe në Këshillin Bashkiak, por pa gjetur ende një zgjidhje.

 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›