E Hënë, 2 Nëntor 2026

Matura, të diplomuarit jashtë, provim gjuhën shqipe

Procedurat për shtetasit shqiptarë që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit janë vështirësuar me kriterin e ri të vendosur nga ministri i Arsimit

Në vigjilje të dekadës së tretë të emigracionit shqiptar, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës është bindur se shumë prej fëmijëve të emigrantëve kanë njohuri të çala të gjuhës amtare. Këtë vit, ata që dëshirojnë të kthehen në Shqipëri për të vijuar studimet e larta, do të duhet të japin paraprakisht provimin e gjuhës shqipe në Fakultetin e Histori-Filologjisë për tu pranuar në provimet e Maturës, sipas rregullores së re të ministrit Tafaj. Zotërimi i gjuhës shqipe vërtetohet nëpërmjet dëshmisë së provimit që zhvillohet mbi bazën e programit për të huajt pranë Fakultetit të Filologjisë, në Universitetin e Tiranës. - përcakton këtë vit rregullorja e maturës. Për më tepër, ata do të duhet të japin të katërta provimet e maturës, në ndryshim nga vitet e kaluara ku jepnin vetëm dy. Shtetasit shqiptarë që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë shtetit dhe që nuk kanë dhënë provimet ekuivalente me Maturën Shtetërore, për tu pranuar në IALP, duhet të japin Matematikën dhe Gjuhën Shqipe & Letërsinë, ose një nga gjuhët e huaja të menysë së lëndëve me zgjedhje, e konceptuar sipas standardit të testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë (provimet me detyrim D1 dhe D2). përcaktohet në rregulloren e miratuar nga ministri Tafaj, ndërkohë për sa i përket provimeve me zgjedhje do të respektohet zgjedhja individuale, përveç gjuhës së huaj, kur këtë e kanë dhënë si provim të detyruar. Dokumentacioni përkatës duhet pqraqitur përkatës në Ministrinë e Arsimit brenda nga data 1 deri më 15 prill. Dosja përmban kërkesën me shkrim për të vazhduar shkollën e lartë publike, dëftesën origjinale me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, të përkthyera dhe të noterizuara dhe pasaportë, ose kartë identiteti. Një komision i posaçëm është ngritur nga ministri i Arsimit, z. Myqerem Tafaj. Ky komision do të përcaktojë nëse provimet e dhëna nga maturantët janë të barasvlershme ose jo me Maturën Shtetërore. Ndërkaq, komisioni përcakton edhe vlefshmërinë e dëftesës. Komisioni, pasi njeh vlefshmërinë e dëftesës shkollore, përcakton mbi bazën e dokumentacionit të paraqitur nëse provimet e dhëna që figurojnë në këtë dëftesë janë ekuivalente me Maturën Shtetërore, thotë udhëzimi. Nëse një kandidat nuk ka dhënë provime ekuivalente me Maturën Shtetërore, ai është i detyruar që të japë provimet me zgjedhje, pasi provimet e detyruara llogariten në bazë të notave të paraqitura në dëftesë. Për nxënësit, për të cilët Komisioni vlerëson se dokumentet shkollore të tyre nuk dëshmojnë për dhënien e provimeve ekuivalente me Maturën Shtetërore, ky komision përllogarit notën mesatare të viteve të shkollimit dhe notat e provimeve të detyruara D1 dhe D2, thotë udhëzimi i Maturës Shtetërore. Këto nota Komisioni ia përcjell zyrtarisht Komisionit të Maturës Shtetërore dhe Drejtorisë apo Zyrës Rajonale të Arsimit, ku nxënësi ka vendbanimin, deri në datën 30 prill 2009. KMSH e DAR/ZA-ve cakton shkollën ku kandidati do të kryejë provimet me zgjedhje dhe ku do të plotësojë formularët A1 dhe A2, duke i përcjellë kësaj shkolle dhe notat që ka përcaktuar Komisioni i Posaçëm, procedohet në bazë të udhëzimit. Formularët A1 të plotësuar nga nxënësit për të cilët bën fjalë ky nen, dorëzohen zyrtarisht si edhe në formë elektronike në AVA, së bashku me përmbledhësen e të dhënave të nxënësve, brenda datës 5 maj. arditbido@journalist.com

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›