Kryebashkiaku Rama çoi për dhjam qeni 5 milionë euro të qeverisë kuvajtiane
studimit të ashtuquajtur francez dhe studimeve të tjera. Prandaj më parë Rama duhet të bënte projektin (ndoshta e ka gati), të përcaktonte shpronësimet që duheshin bërë, të gjente fondet për shpronësime dhe për ndërtimin e rrugës dhe të ndërtonte pjesën e unazës së vogël nga prapa Hotel Tirana Internacional deri tek rruga e Barrikadave dhe pastaj të merrej me sheshin sepse sot katrahura është e madhe në trafik dhe nëse kthehet sheshi në zonë këmbësore kush mund ta marrë me mend se çfarë mund të bëhet. Kjo është një papërgjegjshmëri dhe çmenduri si e Ramës ashtu edhe e KRRT-se dhe e gjithë organeve të tjera qoftë edhe e Këshillit Bashkiak. Sipas Projektit fitues që vendosi kullën 4-5 kate përpara 15 katëshit si kullë qytetare (Civic Toëer) del se ajo do të shërbejë për zyra Bashkie ,ceremoni etj. Këtë Rama duhet ta mendonte kur bëri planin francez që të gjente një vend tokë publike ose edhe private në qendër për të ndërtuar Bashkinë e re dhe jo të bënte një gjemb e kunj të tillë si ndërtim pa leje si shtesa e Bashkisë etj. Por përsëri këtu del problemi i pjesës së unazës së vogël të qendrës përpara Kalasë së Tiranës deri tek rruga punëtorët e Rilindjes ose Xhorxh Ë.Bush. Me zbulimin e themeleve të Kalasë të mbuluara më parë nga vetë Instituti I Monumenteve të Kulturës Ramës i mbeti sharra në gozhdë për të ndërtuar në lulishten përpara PD-së duke shkelur edhe vijën e ndërtimit dhe duke hequr një pjesë rrugë. Unë mendoj se nuk mund të jetë veçse korrupsion si nga Instituti i Monumenteve të Kulturës si nga Ministria si nga Bashkia fakti që për muaj të tërë janë hedhur apo nuk janë hedhur 2-3 kazma për të gjetur themelet e pjesë të tjera të Kalasë ose monumenteve që mund të zbulohen ndërsa para një muaji firma ndërtuese e rrugës e mbuloi gjithë shtratin e rrugës me çakëll dhe një pjese me asphalt (një korsi). Po kështu mendoj se nuk mund të jetë veçse korrupsion mosprishja e ndërtimeve pa leje brenda në Kalanë e Tiranës dhe mosndalimi i përdorimit për biznes i shtesave dhe ambienteve të kalasë ndoshta ka shumë mundësi me kontrata të kundraligjshme. Në fillim gjatë konkurrimit u tha se lartësia e piramidës gjol do të jetë 1,5metra, pastaj 2,3m dhe në fund nga 51N4E morëm vesh 3m. Një nga arsyet që u shpall fitues projekti I 51N4E thuhet në gazeta (edhe sipas thenies së Ramës) se është koha e shkurtër e realizimit të tij pra dmth se të tjerat skanë rëndësi mjaft të shkatërrohet sheshi por ka rëndësi që kjo të bëhet në një kohë të shkurtër.
I. Sopoti