E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryebashkiaku Rama vlerëson nxënësit më të mirë

Kryetari i Bashkisë, Edi Rama ka dhuruar medalje vlerësimi për disa shkolla dhe nxënësit më të mirë në kryeqytet. Rama ka deklaruar se Bashkia do të mbështesë nxënësit me të gjitha notat 10-ta. Ai i ka premtuar se do të hapë një qendër multi funksionale në ambientet e ish-kinema Dajtit. Atje nxënësit do të kenë mundësi të studiojnë dhe të marrin informacione nga fusha të ndryshme. “Bashkia e Tiranës do mbështesë revistën e sapokrijuar ‘Ten’, autorët e së cilës do të jenë vetë nxënësit” theksoi kryebashkiaku. Bashkia e Tiranës ka premtuar se këtë vit do të dhurohen edhe 600 bursa për nxënësit më të dalluar të kryeqytetit. Rama ka organizuar një koncert festiv për të gjithë nxënësit më të mirë.

11 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›