Policia e Shtetit shpall 30 vende të lira pune
Laureta Rryçi
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit shpall 30 vende të lira pune për në Tiranë dhe në drejtoritë e qarqeve. Burime zyrtare pranë kësaj drejtorie shpjeguan dje se janë shpallur vende vakante në funksione të ndryshme në strukturat e Policisë së Shtetit. Kandidatët duhet të ndjekin me përpikëri procedurën në mënyrë që të përfundojnë kandidimin me sukses. Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.
Konkurrimi
Konkurrimi është i hapur për të gjithë shtetasit që plotësojnë kriteret e përcaktuara në varësi të funksioneve që kërkohen për punësim dhe do të zhvillohet sipas procedurave standarde të përcaktuara në Rregulloren e Personelit të Policisë së Shtetit, miratuar me VKM Nr. 804, datë 21.11.2007. Pas shqyrtimit paraprak të dokumentacionit, më datë 18.01.2010, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit do të shpallet lista e konkurrentëve, që do të vazhdojnë më tej konkurrimin, si dhe data, ora dhe vendi kur do të zhvillohet intervista me gojë. Konkurrimi do të bazohet në njohuritë për Ligjin Nr. 9131, dt. 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
Vendet bosh
Gazeta “Albania” sjell në numrin e sotëm vendet e punës sipas qarqeve dhe funksioneve që kërkohen si dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët. Sipas burimeve nga Policia, vendet bosh janë në disa drejtori të qarqeve të vendit. Bashkë me procedurën që ndiqet në të tilla raste, është bërë publike edhe pagesa që do të marrë personi që do të përzgjidhet mes kandidatësh. Në kriteret e përcaktuara nga drejtuesit e Policisë është vënë eksperienca dhe referencat që do të kenë kandidatët nga punëdhënësit e mëparshëm. Në varësi të vendit të lirë që është krijuar janë përcaktuar më pas dhe kriteret e tjera që kanë të bëjnë me arsimin apo dokumentet që duhet të dorëzojnë secili kandidat. Konkurrimi do të bëhet për secilin në dy faza: me shkrim dhe me gojë.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit shpall 30 funksione të lira për konkurrim në strukturat e shërbimeve mbështetëse të Policisë së Shtetit, si më poshtë:
Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit:
Një funksion organik, specialist në Sektorin e Shkencave Ligjore në Institutin e Policisë Shkencore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Informacion për konkurrimin
Kërkesa të veçanta për kandidatin:
Arsimi i lartë, dega Biologji; njohje të mirë të gjuhës angleze; të ketë eksperiencë pune; të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të jetë bashkëpunues në punën në grup.
Paga e pozicionit është IV-b (31000+12000 + 2% për çdo vit vjetërsi).
Kandidati duhet të paraqesë këto dokumente:
Kërkesë për aplikim shoqëruar me CV;
fotokopje të noterizuar të diplomës shoqëruar me listën e notave;
certifikatë personale me fotografi;
certifikatë familjare;
raport mjeko-ligjor, kopje të noterizuara të dëshmive e certifikatave për kualifikimet e bëra;
referenca nga punëdhënës të mëparshëm, nëse ka, numër telefoni për t’u kontaktuar si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
Një funksion organik, ndihmës specialist, laborant në Sektorin e Shkencave Ligjore në Institutin e Policisë Shkencore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Një funksion specialist, në Sektorin e Trajnimit në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit, Departamenti për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Një funksion specialist helpdesk, elektronik, informatikë, në Seksionin e Gatishmërisë në Qendrën e Shërbimeve të Teknologjisë së Informacionit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Një funksion specialist në Sektorin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar, në Drejtorinë e Standardeve Profesionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Në Qendrën e Formimit Policor:
Një funksion specialist në Seksionin Ekonomik, në Qendrën e Formimit Policor.
Një funksion shef seksioni në Seksionin e Teknologjisë së Informacionit, Qendrën e Formimit Policor
Në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër:
Një funksion specialist armatimi në Seksionin Ekonomik, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër.
Në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Dibër:
Një funksion shef seksioni, ai jurist, zëdhënës, në Seksionin e Administrimit të Dokumenteve dhe Përfaqësimit ligjor në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Dibër.
Në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë:
Një funksion specialist në Sektorin e Buxhet-Financës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë.
Në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër:
Një funksion specialist në Sektorin e Teknologjisë së Informacionit, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër.
Një funksion specialist shërbimesh e prokurimi, Sektori Ekonomik, Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër.
Në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Korçë:
Një funksion shef seksioni ai zëdhënës, psikolog, statistike në Seksionin e Administrimit të Dokumenteve dhe Përfaqësimit Ligjor në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Korçë.
Një funksion specialist në Sektorin e Teknologjisë së Informacionit, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Korçë.
Në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Kukës:
Një funksion specialist, psikolog, zëdhënës, në Seksionin e Administrimit të Dokumenteve dhe Përfaqësimit ligjor në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Kukës.
Në Qendrën e Pritjes së të Huajve për Kufirin dhe Migracionin:
Një funksion shef seksioni, ai për financën dhe personelin, në Seksionin e Shërbimeve Mbështetëse Informacion për konkurrimin.
Një funksion specialist për shërbimet mbështetëse dhe sekretari, arkiv, në Seksionin e Shërbimeve Mbështetëse Informacion për konkurrimin.
Një funksion specialist psikolog, në Seksionin e Pritjes, Trajtimit dhe Sigurisë.
Një funksion ndihmësmjek dhe magazinier në Seksionin e Shërbimeve Mbështetëse.
Një funksion punonjës mirëmbajtje, në Seksionin e Shërbimeve Mbështetëse.
Një funksion sanitar, në Seksionin e Shërbimeve Mbështetëse.
Në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Kukës:
Një funksion specialist Shërbimesh Mbështetëse, në Sektorin e Administratës, në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Kukës.
Një funksion organik specialist, për Teknologjinë e Informacionit, në Sektorin e Administratës.
Në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Shkodër:
Një funksion specialist Shërbimesh Mbështetëse, në Sektorin e Administratës, në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Shkodër.
Një funksion organik specialist, për Teknologjinë e Informacionit, në Sektorin e Administratës. Informacion për konkurrimin
Në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Tiranë:
Një funksion organik specialist, për Teknologjinë e Informacionit, në Sektorin e Administratës.
Në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës:
Një funksion organik specialist, për Teknologjinë e Informacionit, në Sektorin e Administratës.
Në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Korçë:
Një funksion organik specialist, për Teknologjinë e Informacionit, në Sektorin e Administratës.
Në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Vlorë:
Një funksion organik specialist, për Teknologjinë e Informacionit, në Sektorin e Administratës.
Në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër:
Një funksion organik Specialist, për Teknologjinë e Informacionit, ne Sektorin e Administratës Informacion për konkurrimin
Në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Dibër:
Një funksion organik specialist, për Teknologjinë e Informacionit, në Sektorin e Administratës Informacion për konkurrimin
11 Janar 2010