Kryebashkiaku, frikë nga 20 përqindëshi i korrupsionit

Paniku ka mbërthyer kryetarin e bashkisë, i cili ka urdhëruar të gjitha mediat që ka nën kontroll të mashtrojnë me dëshminë e Rrahman Selmanllarit dhe të përpiqen të intimidojnë institucionin e akuzës, në përpjekje për të fshehur mekanizmin që e ka shndërruar Edvinin në njërin nga baronët e pasurive të paligjshme në Ballkan
Frika nga 20 për qindëshi i korrupsionit, si rrallë ndonjë herë nuk mundi të fshihej dje, nga Edi Rama jo se jo, por as nga mediat e kontrolluara prej tij. Kjo frikë, as më shumë e as më pak dukje në deformimi që dje mediat e kontrolluara prej Edi ramës, i kishin bërë deklarimeve të Rahman Selmanllarit, të dhëna dy ditë më parë në Prokurori.
Në tentativë për “ti vënë vetullat” kryebashkiakut të Tiranës Edi Rama, mediat e kontrolluara prej tij, “i nxorën sytë” atij.
Duke u përpjekur të sajonin deklarata të shtrembëruara të Rahman Selmanllarit, këto media, sërish, duke ju referuar edhe “burimeve zyrtare”, njëherazi edhe “burimeve që nuk pranonin të idnetifikoheshin” në Prokurori, sajuan deklarata, sikur Rahman Selmanllari, kishte qenë i lumtur që në këmbim të 20 për qindëshit në adresë të Dritan Avllajt (Tan Leprit), me padurim e kishte bërë atë “ortak”, vetëm pse ai ofronte si “kapital”, “emrin e mirë” të tij dhe të Edi Ramës.
Përkundër pohimeve që realisht Rahman Selmanllari kishte dhënë dy ditë më parë në prokurori, mediat e kontrolluara nga Edi Rama, duke u mjaftuar nga SMS-ja e radhës nëpër celularët e redaksive të tyre, ishin mjaftuar me titujt e vendosur nga Edi Rama, sipas të cilëve “ortakllëku” mes Rahman Selmanllarit ishte “ortakllëk” biznesi.
Nisur nga mungesa e gjësë më minimale, burimeve të cilat mediat ju referoheshin “kënaqësisë” që Rahman Selmanllari kishte shprehur në Prokuroi, për “bashkëpunimin”, me Dritan Avllajn (Tan Leprin), ai (Rahman Selmanllari), nëpërmjet avokatit të tij, u detyrua dje të ripërsërisë deklarimet që kishte dhënë në Prokurori, që dukshëm krye këput, ishin shumë të ndryshme, nga deklarimet e “burimeve zyrtare”, njëherazi edhe “burimeve që nuk pranonin të identifikoheshin” në Prokurori, të cilat ju referoheshin mediat e kontrolluara nga Edi Rama.
“Selmanllari ka dëshmuar se Dritan Avllaj i ka kërkuar atij 20 për qind të kontratës në këmbim të lejes së ndërtimit. Selmanllari ka pohuar se ka pranuar kërkesën pasi Avllaj e ka paraqitur veten si shok i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Edi Rama, që hap çdo derë në bashkinë e Tiranës”.
Kjo ishte deklarata që Genc Gjokutaj, avokati i Rahman Selmanllarit, artikuloi dje për mediat, në emër të klientit të tij. Sigurisht, kjo është edhe konfirmimi i deklarimit që Rahman Selmanllari kishte bërë dy ditë më parë në Prokurori.
Lind pyetja.., “pse u deformua kjo deklaratë nga mediat e kontrolluara prej kryebashkiakut të Tiranës Edi Rama?”.
Deformimi i saj, ishte një tentativë e dështuar, për të zhbërë akuzat për gjoba 20 për qindëshe, që Edi Rama ju imponon ndërtuesve në Tiranë, në këmbim të “ortakllëqeve” të tyre me njerëz të tij, të tipit “lepur”. Ndërsa deri para deklarimeve të Rahman Selmanllarit, kishim një dokument që “zyrtarizonte” “ortakllëkun” e Dritan Avllajt (Tan Leprit), kundrejt 20 për qindëshit për një leje ndërtimi, prej dy ditësh kemi edhe dëshmi konkrete nga “ortakët”, të detyruar “të falin” 20 për qind për “lepujt” e Edi Ramës.
Sikur Rahman Selmanllari të jetë i vetmi që pohon “faljen” e 20 për qindëshit për “ortakët” e emëruar nga Edi Rama në biznesin e tij, ndoshta kryebashkiaku i Tiranës nuk do të shqetësohej shumë, aq sa të sajonte shkrime e tituj deformues në gazetat e kontrolluara prej tij. Por, ajo që e frikëson atë, në kufijtë sa ai të kërkojë të fshihet pas gazetave që vetë i kontrollon, lidhet me faktin tjetër, se Rahman Selmanllari nuk është i vetmi që ka “falur” 20 për qind të biznesit të tij. Rahman Selmanllari është vetëm “precedenti”. Pas kësaj, janë dëshmitë e “ortakëve” të tjerë të “lepujve’ të tjerë, të cilëve kryebashkiaku Edi Rama ua ka frikën, sepse e ndjen se janë gati të denoncojnë presionet në adresë të tyre me gjoba 20 për qindëshe.
Kjo bëhet edhe më e besueshme nga tentativa tjetër e djeshme e mediave të kontrolluara nga Edi Rama, të cilat, pas konfirmimit të deklarimeve të Rahman Selmanllarit në Prokurori nëpërmjet avokatit të tij, nxituan t’ju “referohen”, sërish të njëjtave “burime zyrtare”, por një herazi edhe “burimeve që nuk pranonin të identifikoheshin” në Prokurori, sipas të cilave, “deklaratat e avokatit Genc Gjokutaj, nuk janë të vërteta”.
Kur pritej, që me zë e me figurë, ndonjë “burimeve zyrtar”, njëherazi edhe “burim (i supozuar) që kishte pranuar më në fund të identifikohej” në Prokurori, të dilte edhe të (mos)konfirmonte SMS-të e Edi Ramës nëpër redaksitë e mediave, doli Taulant Balla. Duke marrë përsipër të bënte rolin e zëdhënësit të Prokurorisë, ai tha vetëm një të vërtetë. Saktësisht ai zbuloi votën “kundër” kandidaturë së avokatit të Dritan Dajtit (Ardian Lekës) për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Duke i qëndruar strikt “parimeve” të tij, të trashëguara nga familja, Taulant Balla, ndërsa shprehu pakënaqësinë që Genc Gjokutaj, avokati i Damir Fazlliçit, nuk duhet të jetë avokati i Rahman Selmanllarit, dukej se realisht kishte një mesazh për Ardian Lekën, avokatin e Dritan Dajtit, i cili nuk duhet të jetë anëtar i Gjykatës Kushtetuese...
... Vetëm kaq mundi të thotë Taulant Balla.