Kryebashkiaku i Nju Jorkut ndihmoi organizatorët për xhaminë

E-mailet e publikuara të enjten nga Bashkia dokumentojnë bashkëpunimin mes Njësisë për Çështjet e Komuniteteve të Blumbergut dhe Iniciativës Kordoba, edhe pse këtë vit shpërtheu zhurmë e madhe lidhur me ndërtimin e qendrës vetëm dy blloqe në veri të ground zero-s.
Bashkia publikoi dokumentet në përgjigje të një paide publike nga Judicial Watch, një grup konservator.Zëdhënësi i Bloomberg-ut theksoi se më parë kishin ndihmuar edhe grupet e tjera fetare. Por, Judicial Watch thekson se Bashkia ka shkuar shumë larg me ndihmën e saj.
“Ndihma që dha baskia nuk ishte më e ndryshme nga ajo që u kishte dhënë më parë organizatave të tjera”, theksoi zëdhënësi i Blumberg-ut, Stu Loeser.
Blumberg ka qenë një nga mbështetësit më të zjarrtë të projektit, i cili shkaktoi protesta nga të dyja anët në muajt para përvjetorit të sulmeve të 11 Shtatorit.
Kundërshtarët thoshin se vendosja e një xhamie kaq pranë vendit të ngjarjes është mos respekt ndaj kujtimit të viktimave, teksa Blumebrg-u me mbështetësit thoshin se lejimi i ndërtimit të qendrës tregon vlerat amerikane të tolerancës dhe lirisë së besimit.
/Start/Fatjon Prroni/
2010-12-24 17:07
[