Presidenca ne kurthin e qeverise per KLD?

Nga Piro Lutaj
Ngjarja e fundit qe ndodhi ne Parlament per zgjedhjen e nje antari te KLD, nuk qe as me shume e as me pak, por nje atentat kunder demokracise dhe jetes parlamentare te vendit tone.
Sot 4 dite me vone, duket se ky atentat nuk beri gje tjeter, vecse ju shtua numurit te atentateve te mepareshme, qe mazhoranca e Sali Berishes i ka bere Parlametarizmit Shqipetar dhe perkatesisht shtylles kryesore te demokracise , institucionit te votes se lire.
Po keshtu, kjo skene e pa precedente,perkeqesoje akoma me shume pozitat e Shqiperise, per tu bere pjese e Europes se qyteteruar.
Pyetja qe i vjen ne mend cdo shqiptari ne keto momente eshte ..;
Mire Pozites qe i kane ikur”kokrrat” (nenkupto numrat, trute…etj), po Presidenca pse ngroh “vezet” ?.
A do te ishte me mire qe Presidenti i Republikes, ti jepte rendesine e merituar ketij atetanti te ndodhur ne politiken e vendit qe ai pretendon se eshte Kryetar Shteti, madje mu ne mes te tempullit te demokracise ?,apo te udhetonte duke festuar Pashket Orthodokse, e zhvilluar ceremoni dekorimesh ne Korce ?, qe gjithesesi kane rendesine e tyre !.
Ne optiken time si Deputet i Kuvendit te Shqiperise, eshte ne tagerin e tij qe ai tju uroje orthodokseve Gezuar Festen e Pashkeve, ate te ringjalljes se Krishtit, te provonte edhe “vezet ” e Pashkeve, por duhej gjithashtu te reagonte forte, te jepte alarmin dhe te denonte me force atentatin qe ju be Parlametarizmit te Shqiperise, perse jo, edhe te deklaronte se nuk do ta pranonte ne KLD nje produkt kaq te deformuar te dale nga seanca e turpeshme parlamentare e 12 Prillit.
Sipas mendimit tim, Presidenti duhet te mendonte me shume per “ringjalljen” e demokracise se vendit, ku ai qofte edhe juridikishte, konsiderohet se eshte numeri nje i Shtetit.
Pranimi nga Presidenti i nje precedenti te tille, do te ishte nje gabim po aq i rende sa ai qe beri kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, gjate procdures se votimit te kandidatit per ne KLD, ne séancen e 12 Prillit.
Ndryshe ne nuk bejme gje tjeter veçse po japim prova te neneshtrimit ndaj padrejtesive qe tashme nuk behen me nga individet por nga Institucionet, si Presidenti, Parlamenti, Gjykata e Larte, KQZ, etj, nen trysnine e Shtetit ne funksion te ruajtjes se Pushtetit te humbur qe ne vitin 2009 me voten e lire, te ngelur ne klase tre here rresht nga parteneret nderkombetar dhe SHBA, te ketij pushteti qe trumbeton se eshte ne podium, nderkohe qe ndodhet ne vend te fundit te tregueseve te demokracise, ekonomike dhe sociale.
A mos valle me qendrime te tilla po legjitimojme qe anormalja te trajtohet si normale dhe e kunderta?
Eshte koha te reagojme te gjithe , bashke, forte dhe ne kohe, per te ndalur kursin denigrues dhe shkaterrues qe po ecen vendi nen drejtimin e kesaj maxhorance te pa pergjgjegjshme..
Tirane, me 15 Prill 2012