Kryebashkiaku i Roskovecit, çështja në gjykatë
01/04/2009 Prefekti i Fierit Bejdaj pret me shkrim refuzimin e Këshillit Bashkiak për shkarkimin
FIER- Vendimi i Këshillit Bashkiak të Roskovecit do të dërgohet në gjykatë, ndërsa vendimi do të dërgohet pas ardhjes në shkresës në zyrën e prefektit të Fierit. Vendimi i Këshillit Bashkiak të Bashkisë Roskovec, i cili kundërshton largimin nga detyra të kreut të kësaj bashkie, Ylli Kola, do të ankimohet në gjykatë. Këtë kompetencë institucionit të prefektit ia jep ligji për funksionimin e pushtetit vendor në bazë të të cilit prefekti i Fierit Shahin Bejdaj propozoi në Këshillin Bashkiak të Roskovecit, shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut Kola.
Vendimi
Ky veprim do të kryhet sapo vendimi i Këshillit Bashkiak të Roskovecit të mbërrijë në zyrën e prefektit të Fierit, pasi sipas ligjit brenda 7 ditësh ky vendim duhet të dërgohet në institucionin e prefektit. “Këshilli do të vendosë sepse së bashku me mazhorancën në favor të atij vendimi u mor në mbledhje disa ditë më parë, mendoj të mos e kthejë si vendim, por të bëjë ankimimin direkt në gjykatën e rrethit se është i pavlefshëm automatikisht”,-ka thënë Bejdaj. “Besoj se vendimi i gjykatës do të jetë në përputhje me ligjin. Unë nuk e paragjykoj aspak vendimin e gjykatës. Ndërkohë do të sinjalizoj zyrtarisht edhe Kryeministrin”,-ka thënë Bejdaj. Mungesa e kryebashkiakut të Roskovecit Ylli Kola për një periudhë 6-mujore ka shkaktuar probleme në ecurinë e punëve në këtë bashki dhe mbi të gjitha krijon shqetësime nga komuniteti që pret investime për të bërë. “Unë kam insistuar që edhe Bashkisë së Roskovecit të mos mungojë drejtimi nga ana e krerëve të saj. Janë mbaruar të gjitha afatet optimale. Sepse brenda 3 muajsh mungesë kryetari duhet të zëvendësohet nga nënkryetari, apo nëpunës të tjerë të autorizuar prej tij. Vonesa ka pasur në fushën e zbatimit të ligjshmërisë së kuadrit në prokurimet publike”, tha Bejdaj. Prefekti i Fierit ka pohuar gjithashtu se kompetencat për shkarkimin e kreut të Bashkisë i zgjedhur me votën e komunitetit e ka vetëm Këshilli i Ministrave. Historia mbi shkarkimin e kryebashkiakut të Roskovecit filloi para disa ditësh kur prefekti i Fierit Shahin Bejdaj i kërkoi Këshillit Bashkiak largimin nga puna të tij me motivin se kishte munguar në detyrë më shumë se 3 muaj, afat që e parashikon dhe ligji për drejtuesit vendorë. Ndërkohë pas shumë polemikash, këshilltarët e Roskovecit hodhën poshtë kërkesën e prefektit Bejdaj dhe duke lënë në detyrë kryebashkiakun e zgjedhur nga komuniteti.