Shtohet numri i të prekurve, 1 në 160 fëmijë autik
01/04/2009 Çrregullimet, fëmija nuk krijon dot lidhje emocionale me njerëzit
Shtohet numri i fëmijëve që vuajnë pasojat e sëmundjes së autizmit. Gjatë aktivitetit të zhvilluar dje janë raportuar shifrat problematike të përhapjes së kësaj sëmundje në vendin tonë: 10 vjetët e fundit 1 në 160 fëmijë rezulton i prekur nga autizmi. Sëmundje kjo që njihet si një çrregullim ku fëmija nuk është në gjendje të krijoje asnjë lidhje emocionale me njerëzit e tjerë. Përkundrejt këtyre rasteve ministrja e Shëndetësisë ka pohuar: "Autizmi infantil është një çrregullim ku fëmija humb lidhjet me njerëzit, ka dëmtime të shprehura të aftësive komunikuese dhe manifeston përgjigje bixare ndaj aspekteve të ndryshme të ambientit ku rritet. Është e nevojshme që të angazhohemi të gjithë së bashku për të përdorur të gjitha teknikat arsimore dhe integruese të kësaj kategorie në shoqëri.” Në funksion të këtij qëllimi një qendër e specializuar, e cila tashmë është hapur, do ti vijë në ndihmë kësaj kategorie pacientësh dhe shërbimet do të ofrohen nga një grup i specializuar punonjësish jo vetëm mjekësor, por dhe nga një staf i specializuar në aspektin psikosocial. Megjithatë, mjekët kanë pohuar se duhet të tregohet shumë kujdes gjatë tre vjetve të parë të rritjes së fëmijës, sepse sëmundja shfaqet pikërisht rreth moshës trevjeçe, ku vijnë dhe simptomat e para. Prandaj është e nevojshme që të kontrollohen në mënyrë të specializuar mjekësore gjatë këtij harkut kohor. Ndërsa kryetarja e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë Liri Berisha tregon dhe iniciativat e fondacionit për të sjellë në vëmendje këtë sëmundje. "Një numër shumë i madh aktivitetesh janë duke u organizuar sot në shumë vende të botës, për të përfunduar më 2 prill me aktivitetin që do të mbahet në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork. Nën kujdesin e organizatës më të madhe për autizmin, "Autism Speaks", këtë vit transmetohet në CNN një apel i gjerë për të shtuar përpjekjet mbarëbotërore dhe mua më është propozuar që të përfaqësoj Shqipërinë nëpërmjet një spoti të shkurtër televiziv, ku kërkohet gjetja e formave të reja të trajtimit dhe të identifikimit të hershem", - ka deklaruar Liri Berisha.