Banka Botërore vërejtjet për lejet
01/04/2009 Komisioni diskuton projektin “Për planifikimin territorial”
Përfaqësuesi i Ministrisë së Transportit sqaron se kujt i jepet leja e zhvillimit
Banka Botërore përmes ekspertëve të saj ka vlerësuar projektin e qeverisë “Për planifikimin territorial”, por ka bërë gjithashtu edhe tri sugjerime, duke u dhënë të drejtë disa vërejtjeve të shoqatës së ndërtuesve. Përfaqësues i Bankës Botërore Davidi Douell, ekspert për planifikimin urban dhe rajonal, ka kërkuar nga ligjvënësi më shumë vëmendjen në trajtimin e çështjes së parimit të heshtur për dhëniet e lejeve të ndërtimit, apo zhvillimit, nenit të sanksioneve ndaj shkelësve të ligjit si dhe kohën e hyrjes në fuqi të ligjit. “Pranimi në heshtje është një koncept i rëndësishëm që ka të bëjë me vendimmarrjen dhe çështje që kanë të bëjnë me planifikimin e territorit, por, meqenëse është instrument i rëndësishëm, ai duhet të kufizohet. Për shembull, nëse miratohet me këtë parim ndërtimi i një termocentrali nuklear, i cili ka pasoja mjedisore dhe sociale. Për këtë komisioni duhet të punojë dhe të gjejë balancën”, - sugjeroi Douell. Lidhur me nenin e kontestuar nga shoqata e ndërtuesve edhe Banka Botërore sugjeron një përcaktim më efektiv të dispozitave ndaj shkelësve të ligjit. “Është bërë punë e mirë nën nenin 83 për të balancuar sektorin publik me atë privat për sa u përket ndërtimeve të paligjshme dhe zgjidhjen e kësaj çështjeje. Është sfidë e komisionit për këtë nen për të arritur bilancet. Është tepër e rëndësishme, shkelësi në çdo rast të ketë të përcaktuar në ligj procedurën sa më efektive”, - vijoi eksperti. Vërejtja e fundit e kësaj pale konsistonte në periudhën e hyrjes në fuqi të ligjit. Douell sugjeroi se infrastruktura, themeli teknik apo baza e duhur ligjore për zbatimin e këtij ligji të jenë të gatshme dhe vetë ligji të jetë i zbatueshëm, në mënyrë që të plotësohen kërkesat paraprake. Eksperti i Bankës Botërore i bëri këto vërejtje gjatë diskutimit të projektligjit në Komisionin parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese. Gjatë diskutimit të disa neneve drejtori për çështjet e planifikimit urban në Ministrinë e Transporteve Marin Biçoku propozoi disa ndryshime në nenin 70 lidhur me rendin e procedurës, duke propozuar rregullime në ligj, që parashikonin marrjen e lejes së zhvillimit pa u bërë shpronësimi. “Leja e zhvillimit i jepet pronarit ose pronarëve, përfaqësuesit të tyre ose personit fizik a juridik të autorizuar prej tij sipas ligjit për kryerjen e punimeve; në rast bashkëpronësie njërit apo më shumë bashkëpronarëve ose përfaqësuesit të tyre; personit që realizon një projekt, investim apo objekt me interes publik sipas ligjit si pasojë e një shpronësimi ose për shkak të përdorimit të së drejtës së transferimit sipas nenit 66 të këtij ligji”, - tha Biçoku.
Servitutet publike
Anëtari i KRRT-së së Tiranës Artan Shkreli u ka propozuar deputetëve të komisionit saktësimin e nenit që përjashton nga dëmshpërblimi servitutet publike. “Duhet zgjeruar trajtimi i kësaj çështjeje në këtë nen dhe t’i lihet më shumë hapësirë aktit nënligjor. Edhe një tub gazi është servitute dhe që realisht të bën dëm”, - tha ai. Sipas ligjit, nuk përbëjnë objekt dëmshpërblimi servitutet publike që vendosen për interesa publike.
Tarifa e kërkesës
Ndërtuesit përveç taksave duhet të paguajnë edhe një tarifë të caktuar për depozitimin e një kërkese për zhvillim. Vërtetimi i pagesës së tarifës sipas ligjit duhet të jetë pjesë paketës së dokumenteve që duhet të përmbajë një kërkesë për zhvillim. Shoqata e ndërtuesve e cilësuan të tepërt këtë tarifë, ndërsa deputetët sugjeruan që ta përcaktonin në akte nënligjore. Vetë Biçoku sqaroi se lënia në ligj shmang abuzimet.
Miratimi i ligjit
Komisioni do të zhvillojë paraditen e sotme seancën e fundit të shqyrtimit të projektligjit “Për planifikimin territorial”. Neni më i debatueshëm është neni 83, i cili u kundërshtua me forcë nga shoqata e ndërtuesve, pasi sipas tyre përmes tij lejohet vijimi i procesit të ndërtimeve pa leje deri në vitin 2010, kohë kur projekti pritet të hyjë në fuqi. Ky nen parashikon sanksione dhe përfshin rastet e atyre që ndërtojnë në mënyrë të paligjshme.