E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kryebashkiaku i Tiranes eshte zhveshur"

"Opozita eshte sovrane, merr te gjitha vendimet qe ajo do. Uroj qe vendimet e saj te mos diktohen nga vendimet familjare Rama- Eftimi, permes te ciles, ne aktin me te shemtuar, i kane lejuar vetes te marrin 19 nga 28 lejet e ndertimit". Kjo ka qene akuza e Berishes ne drejtim te Rames, taksa ka deklaruar se t'i biesh planetit kryq e terthor, nuk e gjen asgjekundi nje gje te tille, pervec se me kryetarin e bashkise se Tiranes. "Pyeteni veten se si do te dukej nje njeri i juaji po te ishte kryetar bashkie dhe te shkonte te merrte 19 nga 28 lejet e ndertimit. Cdo njeri me normat me minimale morale do te ndihej i turperuar, i skuqur nga nje veprim i tille. Kryetari i Bashkise se Tiranes eshte zhveshur, do te me falni qe po e them, jo si heren e pare, por edhe lekuren e ka hequr fare. Sepse heren e pare ju e mbuluat me nje gjethe fiku", tha Berisha.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›