Topalli-grave: Votoni PD
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u kerkoi dje voten dhe mbeshtetjen grave dhe vajzave ne Kruje, duke premtuar se ajo do te jete avokate e tyre. "Dua te jem pas cdonjeres prej jush, dua te jem mbrojtesja juaj. Dua te jem avokatja juaj. Une sot ftoj grate e Krujes, ftoj te gjitha grate, bashkohuni me ne, ejani me ne. Njeriu nuk mund te ece perpara, duke qendruar anash, duke u qare e duke u ankuar, sic ben ndonje burre. Njeriu mund te ece perpara, vetem duke guxuar", u shpreh Topalli. Sipas saj, te gjitha se bashku, duhet te kontribuojne qe te vazhdoje projekti i Shqiperise qe ndryshon.
Kodheli: Kryeparlamentarja mbylli shkollat
"Topalli po perdor femijet"
Partia Socialiste ka akuzuar kryetaren e Kuvendit, Topallin se ne mitingjet e saj elektorale po shfrytezon nxenesit e shkollave. "Sot Jozefina, ka mbyllur shkollat e Krujes per t'i marre nxenesit ne mitingun e saj. Ky abuzim i perditshem me nxenesit e me shkollat ne te gjithe Shqiperine, tregon se sa pak drite ka ne vizionin e qeveritareve te sotem dhe se sa shume nevoje ka Shqiperia, per nje politike te re ndryshimi", theksoi Kodheli. "Kthimi i nxenesve me pahir ne mitingashe dhe i shkolles ne nje repart mitingashesh per fushaten e PD, tregon se sa shume na duhet ndarja me te shkuaren", tha Kodheli.