E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria miraton perfaqesine ushtarake shqiptare ne seline e NATO-s, Bruksel

Qeveria ka marre vendim per miratimin e nje perfaqesie ushtarake me 14 perberes ne Bruksel, prane selise zyrtare te NATO-s. Pak jave me pare, Shqiperia arriti te behej anetare me te drejta te plota ne kete aleance dhe ne kete kuader, vendosja e nje perfaqesie te perhershme me ushtarake, eshte nje nga detyrat e vendit, qe rrjedh dhe si pasoje e anetaresimit. Keshtu sipas vendimit te djeshem, kjo perfaqesi do te perbehet nga nje perfaqesues ushtarak ne NATO, i cili duhet te mbaje graden e Gjeneralit Major. Po keshtu ne perfaqesi do te jete edhe nje zv/perfaqesues me graden e Kolonelit. Nga ana tjeter, stafi i perfaqesise se perhershme do te perbehet nga oficere dhe stafi ndihmes i tyre. Efektet financiare nga celja e nje njesie te tille, do te perballohen nga Ministria e Mbrojtjes, ne kuader te buxhetit te saj per ne NATO. Po keshtu si pasoje e anetaresimit ne kete aleance te rendesishme, Shqiperia do te detyrohet ta shtoje ne menyre te pervitshme edhe buxhetin e Ministrise se Mbrojtjes, ne kuader te modernizimit te metejshem te Forcave te Armatosura. Shqiperia tashme eshte nje nga vendet anetare te NATO-s, se bashku me 27 vendet e tjera, te cilat jane nder me te fuqishmet ne bote. Perfitimet nga kjo Aleance, pritet te jene te medha si pasoje e sigurise dhe stabilitetit qe ofron per vendin, qe do te sjellin detyrimisht ofrimin e garancive per investime te huaja dhe shkembim te lire mallrash. Por nga ana tjeter, Shqiperia duhet te paguaj edhe detyrimet e saj per pjesemarrjen ne Aleance.

Politika

Si pasoje e anetaresimit ne NATO, Shqiperia do te kete mundesine te behet edhe nje faktor i rendesishem politik i rajonit. Ndonese NATO eshte e njohur ne te gjithe boten per fuqine e saj ushtarake, ajo ka edhe nje potencial te madh politik.

Perberja e perfaqesise ne Bruksel

Perfaqesues ushtarak ne NATO Gjeneral Major

Zevendesperfaqesues Kolonel

Oficer Shtabi per inteligjencen nenkolonel

Oficer Shtabi per operacionet e stervitjen nenkolonel

Oficer Shtabi per logjistiken nenkolonel

Oficer Shtabi per planifikimin nenkolonel

Oficer Shtabi per komunikim/standardizim nenkolonel

Oficer Shtabi per komitetet politiko- ushtarake te NATO-s dhe koordinimin me BE-ne nenkolonel

Oficer Shtabi per mbrojtjen ajrore nenkolonel

Specialist per administrim/finance/protokoll major

Nenoficer per administrimin/sekretar/operator kapter

Nenoficer per regjistrin, rrjetin e klasifikuar kapter

Shofer/adjutant kapter.

Efektet financiare qe rrjedhin nga zbatimi i ketij vendimi te perballohen nga buxheti, miratuar per Ministrine e Mbrojtjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›