Ndertonin ujesjellesin e fshatit, zbulojne dy predha luftarake
Rreshen- Banoret e fshatit Nderfushas ne afersi te qytetit te Rreshenit, kane gjetur dy predha te artilerise se rende, teksa po punonin dje per te ndertuar nje ujesjelles te ri pas prishjes se atij ekzistues nga ndertimi i autostrades. Sapo kane konstatuar predhat e fshehura nen toke, ata jane larguar menjehere duke lajmeruar policine. Nje grup efektivesh kane shkuar ne vendngjarje duke rrethuar zonen dhe evakuuar banoret. Burime zyrtare te policise thane se predhat ishin aktive dhe me nje gjatesi rreth 1 m, e diameter 15 cm, qe mendohet se jane marre gjate vitit 1997 ne depot ushtarake. Per ngjarjen eshte vene ne dijeni Policia e Shtetit, ku jane kerkuar specialiste per asgjesimin e predhave te rrezikshme. Banoret i thane policise se mjetet luftarake, i gjeten teksa hapnin kanalin per te vendosur tubacionin e ujit te pijshem. Vendi ku u gjeten predhat, eshte rreth 500 metra larg zones ushtarake, qe mendohet se eshte dhe origjina e shperndarjes se municioneve te renda.
A. Ndoja
A. Ndoja