E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pikepyetjet e nje akt-gjykimi dhe/ose standardet e dyfishta te Prokurorise

Akt-gjykimi i Gjykates se Vlores ne ceshtjen e sinjalistikes turistike dhe kulturore ne bregdetin e Jonit, ngriti me shume pyetje ne vend qe te ofronte zgjidhje. Gjykata do duhej te jepte zgjidhje per interesin publik. Ne kete rast, per fat te keq akt-gjykimi nuk i vlen publikut dhe nuk zgjidh problemin. Ai sherben vec per te shfryre epshin politik te disa hallexhinjve qe nuk kane tjeter me c'te merren. Gjykata ne perfundim denoi kryetarin e bashkise me burg dhe gjobe, gje qe pak i "hyn ne xhep" qytetarit, ndersa nuk u shpreh per interesin publik te drejtperdrejte, pra a duhen vendosur apo jo tabelat e hequra te sinjalistikes turistike dhe kulturore.

Per kete arsye akt-gjykimi ndonese mund te kete baze ligjore, tingellon shume tendencioz dhe deri diku pa lidhje. Sipas parimit "dyshimi shkon ne benefitet e te akuzuarit" ("Benefit of the doubt") gjykata duhej te kish peshuar pretendimet ligjore perkatese. Perpara gjykates ishin dy ligje: Kodi Rrugor i Republikes se Shqiperise dhe ligji per Organizimin dhe Funksionimin e Pushtetit te Qeverisjes Vendore. Kryetari i bashkise hoqi tabelat (dhe i magazinoi ne mjediset e bashkise Himare) pasi argumentoi qe e ka kete te drejte sipas Ligjit per Organizimin dhe Funksionimin e Pushtetit te Qeverisjes Vendore. Pavaresisht nga emocionet dhe duke mundesuar "benefit of the doubt", Gjykata mund te shprehej qarte se cili ligj prevalon dhe t'i kerkonte kryetarit te rivendoste me shpenzimet e veta sinjalistiken brenda nje periudhe kohore te shpejte. Deri diku mund te kuptohej dhe ndonje denim simbolik ne te holla per shkak se kryetari i bashkise nese kishte pikepyetje duhet ta kishte sjelle ceshtjen ne gjyq pa i hequr tabelat turistike-kulturore nga vendi. Vetem nese kryetari i bashkise do te refuzonte t'i bindej akt-gjykimit te gjykates, atehere do kishim te benim me nje veper penale.

Pra Gjykata duke dale mbi palet do duhej te kish rol sqarues mbi ligjin qe duhet zbatuar kur ka pikepyetje apo paqartesi dhe jo te jape miellin me te cilin gatuhet buka e perditshme e politikes. Per fat te keq ky akt-gjykim do coje ne ankimime gjyqesore te kota dhe te gjata duke mos i dhene zgjidhje interesit publik pasi askush nuk di te thote a do vendosen tabelat apo do vijoje shfaqja politike.

Per krahasim mund te shohim se ne kontrast me Himaren, kryetari i bashkise se Tiranes ka shume here me teper shperdorim detyre dhe te kryer haptazi ne shkelje te ligjit. Psh. mjafton te shohesh pse mbahet peng prej vitesh Plani Rregullues i qytetit, apo dhenia e lejeve te ndertimit mbi rruge publike apo ne siperfaqe te gjelbra te cilat jane ne kundershtim te hapur qofte dhe me Draft Planin qe paraqiti tek kioska mes qytetit para 4 muajsh, ose te shohesh dhenien pa tender te 14 nga 16 projektimeve te veprave publike personave afer tij, qe i sherbejne si "Mon Kukaleshi i radhes" dhe qe i votojne projektet e veta ne konflikt te hapur interesi.

Ministria e Puneve Publike ka depozituar ne prokurori disa kallezime penale ndaj kryetarit te bashkise per leje ndertimi per pallate te leshuara ne zona te gjelbra apo mbi rruge publike ne kundershtim me ligjin dhe Planin Rregullues ne fuqi. Ndryshe nga Himara, ne rastin e Tiranes kryetari urdheron direkt mediat permes lejeve te ndertimit, ndersa prokuroria eshte thjesht e paqene.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›