E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryebashkiaku inspekton punimet ne rrethrrotullimin e doganes

Punimet për ndërtimin e korsive shtesë në rrethrrotullimin e doganës do të përfundojnë brenda datës 15 gusht.
Kështu ka deklaruar kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha gjatë inspektimit të punimeve që kanë nisur që nga fundi i muajit qershor.
Sipas qytetarit të parë të Tiranës kjo ndërhyrje emergjente do t’i japë zgjidhje problemit të vjetër të bllokimeve të shpeshta të trafikut duke normalizuar lëvizjen e rreth 25 mijë automjeteve që hyjnë e dalin çdo ditë nga kryeqyteti.
“Kjo ndërhyrje konsiston në shtimin e korsive djathtas, ndërtimin e trotuareve si dhe rritjen e sigurisë së kalimit të këmbësorëve, duke ndërtuar kangjellat mbrojtëse dhe për disiplinimin e tyre në kalimet në vijat e bardha. Gjithashtu, do të pajiset me sinjalistikës vertikale, horizontale dhe informuese, si në brendësi të tij, ashtu edhe jashtë rrethrrotullimit. Do të ndalohet qëndrimi i të gjithë mjeteve, 150 metra në çdo drejtim hyrës-dalës dhe përpunimi i çdo pasagjeri nga çdo mjet, 100 metra nga diametri i jashtëm”, vuri në dukje Basha. 
Sipas kryebashkiakut pas përfundimit të unazës së madhe do të shihet nëse do të ketë nevojë për ndërhyrje të tjera në rrethrrotullimin e doganës. 
Kjo ndërhyrje ka një kosto prej 54 milion lekësh të reja dhe vjen si kontribut i Bashkisë së Tiranës dhe 2 kompanive private.
Kryebashkiaku Basha deklaroi se puna do të vazhdojë dhe pas përfundimit të investimit me disiplinimin e parkimeve të automjeteve dhe lëvizjes së këmbësorëve përqark rrethrrotullimit të doganës. Këto ndërhyrje emergjente do të shtrihen edhe në rrugë të tjera për ti dhënë frymëmarrje më të madhe kryeqytetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›