Kryebashkiaku takon zevendesministren e Jashtme te Italise Dassu
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha zhvilloi një takim me zëvendësministren e Jashtme të Italisë, Marta Dassu. Zoti Basha e njohu zëvendësministren e Jashtme italiane me projektet strategjike për kryeqytetin.
Diplomatja italiane vlerësoi projektet e zotit Basha dhe u angazhua për të nxitur investitorët italianë ta shohin me prioritet Tiranën në planet e tyre të biznesit. Transporti publik, manaxhimi i mbetjeve, arti dhe kultura si dhe ekspertiza në fushën e urbanistikës ishin fushat ku mund të shtrihet bashkëpunimi mes Italisë dhe Bashkisë së Tiranës.
Zonja Dassu e ka ftuar zotin Basha të jetë referuesi kryesor në konferencën që do të zhvillojë gjatë verës në Colorado, Instituti Aspen, ku marrin pjesë personalitete botërore të politikës ekonomike dhe biznesit.
Sipas zëvendësministres së Jashtme italiane, zoti Basha mund të sjellë vizionin e tij për drejtimin e Bashkisë së Tiranës në kohën kur koncepti i drejtimit të qytetit po merr gjithnjë e më shumë rol jetik në shërbimin ndaj qytetarëve.