E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masat e policise per tubimin e Partise Socialiste

Policia e Tiranës nis prej orëve të mbrëmjes zbatimin e planit të masave për mbërëvajtjen e tubimit të Partisë Socialiste ditën e shtunë, në 21 janar. Janë rreth 1200 forca të Policisë së Tiranës dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në detyrë për të garantuar rendin dhe qetësinë si dhe sigurinë e institucioneve gjatë tubimit. Burimet policore u shprehën se nuk ka informacione për tentativë për të sulmuar institucionet shtetërore, siç ndodhi një vit më parë. Megjithatë uniformat blu do të jenë në gadishmëri. Në rreshtat që do të formohen kordonët do të jetë vetëm Policia e Tiranës. Ndërkohë që Drejtoria e Policisë së Tiranës ka dhën leje për zhvillimin e protestës nga ora 10:30-14:00 e ditës së nesërme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›