E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryebashkiakut të Pukës i vjedhin pistoletën

TIRANE - Kryetarit të Bashkisë së Pukës, i vjedhin pistoletën në Kamëz ndërsa zyrtari merrte pjesë në varrimin e një të afërmi. 

Policia arreston një adoleshent 14-vjeçar, Granit Marku, banues në Kamëz si person i dyshuar për autorësinë e krimit. Ngjarja ka ndodhur dje pasdite në varrezat e qytetit që ndodhen rreth 2 kilometra në perëndim të fshatit Laknas. Kryetari i Bashkisë së Pukës, Bashkim Struga, ka marrë pjesë në përcjelljen e një të afërmi të tij që kishte ndërruar jetë. Kryebashkiaku i Pukës, për t’u ndjerë më i lehtësuar ka menduar të linte mënjanë armën e markës “TT”, që kishte me leje. Dhe kështu ka bërë, e ka futur në një çantë dhe e ka mbyllur në automjetin e tij. Kortezhit të njerëzve të nisur për në pjesën e brendshme të varrezave të qytetit, i është bashkuar edhe kryebashkiaku i Pukës, Struga, ndërsa arma personale e tij ndodhej në makinë. Ky veprim i tij, është vënë re nga i mituri Marku, që i është vjedhur kortezhit dhe ka mundur të hapë automjetin. Kryebashkiaku, sapo ka vënë re se nuk kishte armën e tij në makinë, ka denoncuar menjëherë në polici. Policia ka ndaluar 14-vjeçarin bashkë me pistoletën.                    d.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›