ShkodEr/ Atentat me pistoletë, dy të plagosur
SHKODER – Atentat me pistoletë dy personave në qytetin e Shkodrës.
Artur Kola, 36 vjeç dhe Nail Grezda, 48 vjeç, banorë të lagjes “Naim Gjylbegu” u qëlluan me 6 plumba pistolete ndërsa ktheshin në shtëpi. Mësohet se dy të lënduarit po i afroheshin lagjes “Dërgut”, në periferi të qytetit kur një person me biçikletë dhe me maskë u ka dalë para duke u qëlluar pa paralajmërim. Banorë të zonës kanë pohuar për policinë më vonë se nuk kanë dëgjuar zhurmë krisme, duke hedhur dyshimet se bëhet fjalë për një armë me silenciator. Si pasojë e plumbave të dy personat janë rrëzuar të gjakosur, pa ndjenja. Dëshmitarë të rastit kanë bërë transportin e tyre drejt spitalit të Shkodrës, ku ndodhen në gjendje të rëndë. Ata i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale dhe pritet që vetëm pas daljes nga rreziku për jetën të mund të dëshmojnë mbi ngjarjen. Autori ka lëvizur me shpejtësi nga vendngjarja, duke e bërë të pamundur arrestimin në flagrancë. Të plagosurit sipas policisë nuk kanë precedentë penalë, ndërsa po hetohen konfliktet që ata mund të kenë pasur me personat që kanë organizuar atentatin. r.d