Memorial për austriakët që ndërtuan rrugën e bregdetit
SARANDE - Një memorial kushtuar 56 robërve austriakë të Luftës së Parë Botërore u përurua dje në fshatin Shën Vasil në Sarandë.
Në përurimin e monumentit të ushtarëve austriakë të shfrytëzuar nga italianët për ndërtimin e rrugës Vlorë-Sarandë morën pjesë autoritet e qeverisjes vendore, si edhe dhjetëra banorë të zonës. “Duke nderuar këta robër lufte, ne nderojmë veten”, u shpreh kryetari i komunës së Lukovës, Vladimir Kumi në fjalën hapëse të ceremonisë. Ndërsa Mësuesi i Merituar, Minella Gjoni, rikujtoi edhe njëherë realitetin e 90 viteve të kaluara, kur familjet shënvasiliote hoqën bukën e gojës për këta ushtarë në ato vite të urie dhe sëmundjesh. “Robërit austriakë të Luftës së Parë Botërore 1914-1918, ishin robër të Italisë dhe morën pjesë për ndërtimin e rrugës Vlorë–Sarandë”, tregoi ai. Memoriali i ndërtuar në krah të varrezave të Shën Vasilit ka për autor Minella Roshin, ndërsa financimi për të u mundësua nga austriaku Alfred Rothenstier. Në memorial shkruhet në dy gjuhë: “Bijve të Austrisë, ndërtues të rrugës së bregdetit, që mbetën përjetësisht mes nesh 1914–1918” dhe gdhendur në të janë 56 yje të vegjël. Në një vitrinë xhami pranë memorialit ekspozohen relike të shumta. Ato janë mjetet e përditshme të përdorimit të ushtarëve robër, duke nisur nga luga e piruni, gaveta e paguri, kutia e duhanit. Ndër të tjera objekte shquhet edhe një letër e një oficeri e ruajtur për 90 vjet nën tokë. Ndërkohë që në ceremoninë e djeshme është vënë re mungesa e përfaqësuesve të ambasadës austriake në Shqipëri. sh.d.