Mishi i pulës helmon 14 vetë
Mishi i pulës helmon anëtarët e dy familjeve në fshatin Grekan të Elbasanit.
ELBASAN/ ALDO KOZARJA
Mëngjesin e djeshëm, 14 vetë janë paraqitur në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, mes të cilëve 7 fëmijë. Familjet kishin blerë pulat në dyqanin e lagjes, por duket se ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë kanë shkaktuar dhe prishjen e ushqimeve. Mësohet se pjesa më e madhe e të helmuarve kishin ngrënë gatimin gjatë darkës së të premtes, ndërsa fëmijëve u është servirur ushqimi në mëngjes. Për shkak të imunitetit të dobët, të miturve u janë shfaqur shenjat e helmimit menjëherë, ndërsa të rriturve pas tyre. Gjatë orëve të pasdites së djeshme, reparti i Pediatrisë në Elbasan dhe spitali infektiv janë mbushur me familjet e Grekanit, të cilët i janë nënshtruar mjekimit intensiv deri në mbrëmje. Asnjë prej tyre nuk ka lënë spitalin, pasi kanë kryer analizat, përgjigjet e të cilave do të nxjerrin përfundimin e saktë mbi shkakun e helmimit. Sipas mjekëve, ata janë anëtarë të familjes Sollaku dhe Hazizi, banorë të të njëjtit fshat. Mësohet se në familjen e parë ndodheshin 10 persona, pjesa më e madhe fëmijë, ndërsa në të dytën 4 vetë. Nga dëshmia që kanë dhënë, ata kanë treguar se shenjat u janë shfaqur në mëngjes. Familja Sollaku kishte blerë të premten 2 pula, me lëngun e të cilave kishte përgatitur pilaf, ndërsa familja tjetër 1 pulë. Ndërsa të rriturit kanë ngrënë darkë, fëmijët ishin në gjumë, duke ua lënë pjesën e tyre për të nesërmen. Të parët që u ndjenë keq ishin fëmijët. Rreth 1 orë pas ngrënies ata kanë pasur marrje mendsh, të vjella e gjendje të fikëti, të cilat u përsëritën shpejt tek të rriturit. Fillimisht ata kishin marrë mjekim në spitalin e Belshit, por më vonë, dy autoambulanca i transportuan me urgjencë për në spitalin e Elbasanit. Dy nga fëmijët janë paraqitur në spitalin infektiv në gjendje të rëndë, madje me pak shpresa për jetën por ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e mjekëve për t’i shpëtuar. Shefi i pavijonit të pediatrisë në qendrën spitalore, Edmond Laho deklaroi se mjekët u vunë në gatishmëri për të shmangur ndonjë tragjedi. Pjesëtarë të familjes Sollaku pohojnë se fëmijët por dhe vetë ata kanë mbetur të helmuar pasi kanë konsumuar pilafin me lëngun e pulës. Ata këmbëngulin se mishi mund të ketë qenë prishur ngaqë frigoriferët nuk janë në funksion, si pasojë e ndërprerjes së energjisë. Pritet që pas analizave të zbardhet saktësisht virusi, ndërsa një grup nga Drejtoria e Higjienës pritet të mbërrijë sot në fshatin Grekan për të verifikuar kushtet e tregtimit të mallrave ushqimorë.
Të helmuarit
Arsi, Rei, Franc, Marsela, Kladi,
Dalip, Aurel Sollaku,
(2 deri në 13 vjeç)
Irma Sollaku
Astrit Sollaku
Bukurie Kovaçi
Esmeralda Hazizi
Farie Kulla
Veli Dungu
Rrapush Vrapi