Kryediplomati spanjoll: “Shqipëria si asnjë vend tjetër, ndryshime impresionuese në një kohë të shkurtër”
Shefi i diplomacisë spanjolle, vendi i të cilit merr presidencën e BE-së 6-mujorin e 2010-s, kohë kur Shqipëria do përfitojë liberalizimin e vizave, ka deklaruar dje në Tiranë se ndryshimet e Shqipërisë janë impresionuese e kanë ndodhur në një kohë fare të shkurtër
TIRANE - Ministri i Jashtëm spanjoll Angel Moratinos vlerëson progresin e Shqipërisë vitet e fundit dhe njëherazi shpreh vlerësimet më të mira për reformat kabinetit “Berisha” që i dhanë mundësi vendit integrimin në NATO dhe mundësitë e arta për një integrim të shpjetë në BE. Gjatë takimit me kryeministrin Berisha, Moratinos u shpreh se gjente një Shqipëri rrënjësisht të ndryshuar nën lidershipin e kryeministrit Berisha, duke shtuar se admironte punën e kryeministrit Berisha për të modernizuar dhe zhvilluar vendin. Gjithashtu, ministri Moratinos i përcolli kreut të qeverisë Berisha përshëndetjet e ngrohta të kryeministrit Zapatero, si dhe ftesën e tij për një vizitë zyrtare në Spanjë, në momentin më të parë të mundshëm në axhendën e Kryeministrit. Ministri Moratinos u shpreh se marrëdhëniet midis dy vendeve tona janë shumë të mira dhe veçanërisht, në vitet e fundit, këto marrëdhënie dhe bashkëpunimi dypalësh janë ngritur në një nivel më të lartë. Projektet e përbashkëta të bashkëpunimit po implementohen me sukses në Shqipëri, falë punës me seriozitet të qeverisë shqiptare. Asnjë vend tjetër nuk ka njohur ndryshime kaq impresionuese, në një kohë kaq të shkurtër, sa Shqipëria, u shpreh ministri Moratinos. Kryeministri Berisha, pasi i uroi ministrit Moratinos mirëseardhjen, i shprehu mirënjohjen më të thellë për mbështetjen që Spanja i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë në integrimin në NATO dhe në procesin e integrimit në BE, si dhe në përkrahjen për zhvillimin dhe modernizimit të vendit përmes shumë projekteve të frytshme të bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Ministri Moratinos tha se shqiptarët do të jenë qytetarë të Bashkimit Europian dhe se Spanja mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE. “Shqipëria, nën lidershipin tuaj, tha Moratinos, ka arritur suksese të mëdha në reforma të rëndësishme për vendin, ndaj ajo e meriton plotësisht mbështetjen e Spanjës për integrimin në BE”. Biseda u ndal gjithashtu në marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve, ku ministri Moratinos u shpreh se ato do të zhvillohen edhe më tej dhe se kompani lider në Spanjë kanë shprehur interes për të investuar në Shqipërisë. Berisha u shpreh se qeveria shqiptare do të mbështesë investimet spanjolle në Shqipëri, duke garantuar se ato do të jenë një histori suksese në të gjitha fushat, ku Shqipëria ofron potenciale të mëdha si në energji, turizëm, teknologjinë e informacionit, në bujqësi, veçanërisht në projektin e madh të ullirit, në fushën e arsimit, të kulturë etj.. Duke u ndalur në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend, Kryeministri Berisha tha se qeveria shqiptare po ndërmerr të gjitha masat dhe po bën çdo përpjekje dhe është e sigurt për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, në përputhje me standardet. Edhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli takon Ministrin e Jashtëm të Spanjës/“Shqipëria ka bërë hapa të mëdha përpara, ne shohin ndryshimin, progresin, evoluimin e vendit tuaj ku gjithçka po ecën shpejt e në rrugë të mbarë”. Këtë konstatim ka marrë Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjatë takimit të zhvilluar dje me Ministri i Jashtëm i Spanjoll, Miguel Moratinos. Ai tha se “përafrimi i Shqipërisë me BE-në, pas kërkesës për statusin e vendit kandidat mbështetet plotësisht nga Spanja”, vend i cili merr presidencën e radhës së BE-së në fillim të vitit të ardhshëm. Ai theksoi se reformat e bëra në Shqipëri vitet e fundit, si ajo fiskale, reformat ligjore, reformat në shërbim të qytetarëve, kanë ndikuar dukshëm në transformimin e shpejtë të Shqipërisë. Lulzim Basha - Miguel Angel Moratinos: “Shqipëria së shpejti anëtare e BE-së, gati edhe liberalizimi i plotë i vizave”/ “Shqipëria do të jetë anëtare me të drejta të plota e BE-së”. Ky ka qenë mesazhi që Ministri i Jashtëm Spanjoll, Miguel Angel Moratinos, u ka përcjellë ditën e djeshme qytetarëve shqiptarë, bashkë edhe me primtimin ëpr liberalizimin e shpejtë të vizave, gjatë një Konference të përbashkët për shtyp që dha me homologun e tij shqiptar, Ministrin e Punëve të Jashme, Lulzim Basha. Duke i uruar mirëseardhjen Moratinos, Ministri Basha konstatoi se bashkëpunim i shkëlqyer mes dy vendeve mund të konstatohen dhe “nga nënshkrimi sot i pesë që janë, padyshim, një tregues i një bashkëpunimi jashtëzakonisht intensiv midis Shqipërisë dhe Spanjës”, tha Ministri Basha. Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm Spanjoll, Miguel Angel Moratinos, vlerëson arritjet e qeverisë shqiptare. “Do të dëshiroja t’u dërgoja një mesazh qytetarëve shqiptarë, jo vetëm një mesazh shprese por dhe të një bindje të thellë se Shqipëria do të jetë anëtare me të drejta të plota e BE-së. Shtetasit shqiptarë do të jenë qytetarë të BE-së dhe për këtë arsye kjo është një rrugë e pakthyeshme”, deklaroi Moratinos. Ministri i Jashtëm Spanjoll dha garanci të plotë se vendi i tij gjatë presidencës së radhës së BE-së që do të ketë në gjysmën e parë të vitit 2010, do të përkrahë kandidaturën e Shqipërisë për anëtarësim në BE. Liberalizimi i vizave ishte një nga pikat më kryesore që Ministri spanjoll preku gjatë fjalës së tij, duke u shprehur se “ndër fushat e tjera, natyrisht ajo që prek më shumë dëshirat dhe aspiratat e qytetarëve shqiptarë është ajo e liberalizimit të vizave, të cilën Spanja do ta përkrahë dhe do të lehtësojë konsensusin evropian për liberalizimin e vizave, në mënyrë që regjimi i lirë i vizave të bëhet realitet sa më shpejt”. Ministri i Jashtëm Spanjoll ka vlerësuar në të njëjtën kohë reformat dhe arritjet e qeverisë shqiptare në angazhimin e saj në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, arritje që ai i vlerësoi si spektakolare. “Spanja, shumë e kënaqur me rezultatet e programit ‘Një OKB’ në Shqipëri” Pas takimit të zhvilluar midis kryeministrit Berisha dhe Ministrit të Jashtëm spanjoll Miguel Angel Moratino, atij iu dorëzua një raport, mbi ecurinë dhe rezultatet e programit “Një OKB” në Shqipëri. Në ceremoninë e dorëzimit, së bashku me Kryeministrin Berisha merrnin pjesë Koordinatorja e Kombeve të Bashkuara Gülden Türköz-Cosslett, Ambasadori i Spanjës në Shqipëri Manuel Montobbio, si dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë shqiptare. Në përshëndetjen e tij, kryeministri Berisha i shprehu mirënjohjen ministrit të Jashtëm spanjoll, për mbështetjen e tij dhe për procesin e reformave të Kombeve të Bashkuara, në të cilin Shqipëria është zgjedhur që të jetë një vend pilot. Nga ana e tij, ministri Moratinos theksoi se Shqipëria dhe Spanja janë angazhuar gjithmonë në reformën e Kombeve të Bashkuara. Sipas tij, Shqipëria, qeveria e saj dhe kryeministri janë angazhuar dhe kanë financuar për të implementuar këtë program. “Mendoj se janë rreth 40-45 milion euro. Spanja ka kontribuar me 20 milion dollarë për të kontribuar në implementimin e këtij projekti pilot. Mendoj se gjëja më e rëndësishme për sa i përket sasisë së fondeve është shpirti dhe filozofia e re se si Shqipëria dhe Spanja po punojnë së bashku. Ne kemi një fond të veçantë të koherencës, nëpërmjet të cilit të gjithë vendet punojnë në një bazë të përbashkët”, u shpreh Moratino.
...