E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanja, që merr presidencën e BE-së, më 1 janar 2010 i premton Bashës liberalizimin e shpejtë të vizave

Tre marrëveshje të rëndësishme si dhe dy protokolle bashkëpunimi ka mbyllur në Tiranë vizita e ministrit të Jashtëm spanjoll Migel Moratinos. Spanjë-Shqipëri do të bashkëpunojnë në luftën kundër krimit, fushën e doganave, në çështje të mjedisit dhe bujqësisë. Ministri shqiptar i punëve të jashtme Lulzim Basha i përmendi marrëveshjet si dëshmi e bashkëpunimit në rritje mes dy vendeve. Spanja është një nga vendet që mbështet fort integrimin europian të Shqipërisë përfshi këtu ambicien e Shqipërisë për liberalzimin sa më shpejt të vizave. Mbi këtë çështje, ministri spanjoll tha qartë se pritet vendimi i Këshillit të Europës shtuar këtu dhe vlerësimin se Unioni është në favor të lëvizjes pa viza të Ballkanit perëndimor.
“Nuk ka ende një kalendar të vendosur për të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor. Vendimi do të merret nga Këshilli i Europës. Për secilin vend do të ketë vlerësim individual por fryma e përgjithshme është që Ballkani perëndimor të përfitojë i tëri sa më shpejt nga lëvizja pa viza në Europë.
Spanja është një nga vendet që ka mbështetur aplikimin e Shqipërisë si vend kandidat në BE. Në kryesinë e radhës së Unionit do të ndihmojmë për zbatimin sa më parë të marrëveshjes së stabilizim asocimit. Për çështjen e regjimit të vizave do të ndihmojmë që ky proces të ndodhë sa më parë të jetë e mundur."
Nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim në luftën ndaj krimit i dha mundësinë ministrit spanjoll të vlerësojë arritjet e qeverisë shqiptare në këtë drejtim.
“Arritjet janë të dukshme në luftën ndaj krimit të organizuar është fakt që janë asgjësuar shumë banda kriminale. Për këtë qeveria shqiptare ka ndërmarrë një sërë reformash dhe duhet të vazhdojë në këtë drejtim.”
Moratinos theksoi se integrimi i Shqipërisë në BE është një proces i pakthyeshëm. Por ai theksoi me të njejtën rëndësi marrëdhëniet dy palëshe duke paralajmëruar një rritje të pranisë të biznesit spanjoll në Shqipëri. Energjia dhe turizmi, përfshirë kultivimin dhe përpunimin e ullirit, ku Spanja shquan në këtë drejtim janë disa nga fushat e bashkëpunimit.
Moratinos është pritur në takim dhe nga kryetari i qeverisë shqiptare Sali Berisha. Minsitri spanjoll i dorëzoi kryemsinitrit raportin në kuadër të programit të OKB ku njihet roli promotor i vendit tonë në zbatimin e kësaj iniciative të Kombeve të Bashkuara. Moratinos e Berisha diskutuan mbi mbështetjen spanjolle për liberalizmin sa më parë të regjimit të vizave Shqipëri- BE si, përshpejtimin e procesit të integrimit europian ku një rol thelbësor do të luajë dhe Presidenca spanjolle e Unionit prej 1 janarit 2010.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›