E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama nuk mundi t’u përgjigjej akuzave të Nanos

Në emisionin “Opinion” ish kreu i socialistëve, ish-kryeministri Fatos Nano deklaroi se Edi Rama e ka mbushur selinë rozë me homoseksualë politikë e tranvestitë politikë. Po ashtu, ish-kryeministri Nano deklaroi se në datën 29 qershor do të ishte në ambientet e kryesisë së Partisë Socialiste si kryetar i kësaj force politike. Një tjetër akuzë e rëndë ndaj kreut zyrtar të PS-së nga ana e Fatos Nanos kishte të bënte me shuarjen e memories së kësaj force politike, ose më saktë anëtarëve të saj.


Në lidhje me këto deklarata reagoi sot Edi Rama. Ai nuk mundi të hidhte poshtë asnjë prej akuzave të Nanos, por thjesht u shpreh se “Është për të ardhur keq që është i vetmi ish-kryetar partie që bën thirrje për të mos votuar partinë e tij”. Në ditët në vijim pritet që për Partinë Socialistë të ngrihet një strukturë paralele, e cila deri në fund të muajit qershor, sipas zotimit të ish-kryeministrit Nano do të mundë të marrë frerët e kësaj force polike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›