Vasili: PS-ja të ndalojë presionin
21/07/2009 LSI apel për Kolegjin Zgjedhor
“Institucionet të respektojnë ligjin dhe Kodin Zgjedhor”
Lëvizja Socialiste për Integrim i bëri apel Kolegjit Zgjedhor të respektojë ligjin. Një thirrje e tillë erdhi për shkak të presioneve të drejtuara mbi këtë institucion nga forcat politike. Kështu, sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, gjatë një komunikimi me mediet vuri në dukje se “gjatë gjithë kësaj kohe opinioni publik është përballuar me presione deri edhe kërcënime gjithfarësh gjatë procesit të vendimmarrjes së institucioneve si KQZ dhe Kolegji Zgjedhor, institucione që gëzojnë autoritetin ligjor që të certifikojnë zgjedhjet në Shqipëri”. Sipas tij, rezultatet e zgjedhjeve të 28 qershorit kanë hyrë në fazën e fundit për përmbylljen e tyre dhe tani fjalën e ka Kolegji Zgjedhor, i cili është organi i ngarkuar me ligj për shqyrtimin e ankesave dhe dhënien e vlerësimit përfundimtar. Për këtë arsye, Vasili në emër të partisë që ai përfaqëson i bëri thirrje Kolegjit Zgjedhor që “në veprimtarinë e tij të udhëhiqet vetëm nga ligji dhe Kodi Zgjedhor dhe të mos influencohet nga asnjë lloj presioni apo kombinacioni politik ngado që ai të vijë”. Madje, në këtë kontekst Vasili i mëshoi me forcë faktit se “pavarësisht nga rezervat që LSI-ja ka për zgjedhjet dhe standardet e tyre ne kemi respektuar institucionet që ngarkon ligji si Komisioni Qendror i zgjedhjeve dhe Kolegji Zgjedhor”. Njëkohësisht, nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm rikujtoi mënyrën se si janë ngritur këto dy institucioni, pra KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor. “Këto institucione janë ndërtuar nëpërmjet konsensusit të gjerë të PS-PD dhe si të tilla duhen respektuar me qetësi si funksionimi, ashtu dhe vendimet e tyre, duke u distancuar nga presionet e njëanshme dhe anakronike për qëllime të përfitimit të ngushtë partiak”. Ndërkohë duke iu referuar deklaratës së ardhur nga Rama për bashkëpunimin PD-LSI, duke e cilësuar si një martesë mes liderëve të partive respektove, Vasili vlerësoi se “Rama e ka të pa mundur të shkëputet nga para-politika, por edhe kur e bënë atë sërish e ka të pa mundur të dal nga dëshira e tij për të interpretuar në mënyrë erotike si marrëdhënie midis meshkujve të gjitha vendimet institucionale politike”.