Kryeinspektori Mico: Ja arsyet e dorëheqjes time
Nenkryetari i PBDNJ, Thoma Mico ka shpjeguar sot arsyet e dorëheqjes nga pozicioni i kreut te Inspektoriatit Shteteror të Punes. Mico akuzon kreun e partise se tij, Dulen se kerkon ta denigroje politikisht per shkak te konflikteve brenda partise
TIRANË-Kryeinspektori Thoma Miço, i cili ka drejtuar për tre vite Inspektoriatin Shtetëror të Punës, në varësi të Ministrisë së Punës, tregoi sot në një konferencë për shtyp arsyet që e detyruan për të deklaruar një ditë më parë dorëheqjen e tij nga ky post.
“Jam i detyruar të jap dorëheqjen nga ky institucion, jo se jam i paaftë të drejtoj ISHP, por është bërë një luftë e qëllimshme, e paprinciptë kundër meje, si pasojë e prapavijave politike, divergjencave brenda PBDNJ-së, ndërkohë që ministri aktual i Punës, Anastas Duro, nuk ka mbështetur propozimet e mia si kryeinspektor”, deklaroi sot për mediat z.Miço.
Duke vlerësuar se ISHP ka realizuar objektiva të rëndësishme në përmirësimin e ndjeshëm të kushteve të punës, Miço pohoi se “ministri Duro ka penguar në praktikë ushtrimin e kompetencave të mia ligjore me urdhra, veprimtari arbitrare të pa mbështetura në ligj”.
"Prapavijë e të gjithë këtyre qëndrimeve është lufta e kryetarit të PBDNJ-së, Vangjel Dule, për denigrimin dhe eliminimin tim politik”, tha ndër të tjera z. Miço, i cili mban dhe postin e nënkryetarit të PBDNJ-së.
Thoma Miço u emërua në krye të ISHP-së në dhjetor të vitit 2005. Në mbështetje të programit të qeverisë ISHP deri në 2009 ka realizuar një sërë reformash institucionale e ligjore, me synim përmirësimin e kushteve të punës në tregun e punës, si miratimi i Ligjit "Për inspektimin e punës dhe ISHP", vendimin e statusit të ISHP dhe një sërë aktesh nënligjore në zbatim të ligjit. Sot ISHP ka një strukturë organizative funksionale me një drejtori qëndrore të përbërë nga 3 struktura dhe 12 drejtori rajonale në të 12 prefekturat e vendit.
(d.b/BalkanWeb)