Asnje shprese lirie per Gjinin e Punes
Leonard Bakillari
TIRANE - Asnje shprese per te ndryshuar masen e sigurise se ish-sekretarit te Pergjithshem te Ministrise se Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta. Shkalla me e larte e gjyqesorit rrezoi dje kerkesen e Spartak Gjinit per revokimin e mases se sigurise. Pasi shqyrtuan kerkesen e paraqitur nga avokati mbrojtes, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte vendosen te lene ne fuqi te njejten mase sigurie te dhene nga dy shkallet e tjera te gjyqesorit ne fundin e vitit te kaluar. 52-vjecari i arrestuar se bashku me dy persona te tjere me akuzat e "korrupsionit pasiv dhe aktiv te personave qe ushtrojne funksione publike", iu drejtua i vetem Gjykates se Larte, ku kerkoi ndryshimin e mases se sigurise, kerkese kjo qe u rrezua pas seances gjyqesore qe zgjati rreth nje ore. Sipas burimeve nga kjo gjykate, gjate seances per ndryshimin e mases se sigurise nuk kane munguar as debatet mes perfaqesuesit te akuzes dhe atij te mbrojtjes, duke pasur si objektiv ligjshmerine e provave qe mbajne ne burg Spartak Gjinin. Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte pasi verifikuan te gjitha pretendimet e paleve, konkluduan se masa e sigurise "arrest me burg" dhene nga Gjykata e Shkalles se Pare Tirane dhe ajo e Apelit ishte e ligjshme dhe vendosen ta lene ne fuqi, duke derguar serish ne qeli ish-sekretarin Gjini, dosja e te cilit ne fund te muajit pritet te shkoje ne Gjykaten e Tiranes, ku do te nise edhe procesi gjyqesor. Spartak Gjini u arrestua ne nentor te vitit te kaluar gjate operacionit te koduar "Rikonstruksioni", i cili u organizua nga Policia e Shtetit ne bashkepunim me "Task Force" ne Prokurorine e Tiranes. Gjate ketij operacioni u arrestuan edhe shtetasit Llambi Tarka, 51 vjec, ish-anetar ne Komisionin e Prokurimeve ne Ministrine e Punes dhe Fiqiri Pali, 39 vjec, lindur ne Peshkopi dhe banues ne Tirane, pronari i nje shoqerie me aktivitet ndertimi. Sipas te dhenave hetimore, dyshohet se shtetasi Spartak Gjini, ne bashkepunim me shtetasin Llambi Tarka, ne kembim te perfitimeve te paligjshme kane paracaktuar fituese te tenderit te dates 14 shtator te vitit 2007 me objekt rikonstruksionin e Ministrise se Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, firmen ndertuese "Siret", me pronar Fiqiri Palin, duke detyruar firmat e tjera pjesemarrese te heqin dore nga konkurrimi.