Kryekomunari: Krerët e PS u fshehën më 21 janar
TIRANE- Kryetari i Komunës Frakull në Fier ho dhi akuza të rënda ndaj numrit një të Partisë Socialistë, Edi Rama, teksa u rrëfye në gjykatë për ngjarjet e dhunshme të 21 janarit. “Edi Rama dhe 60 deputetët e tij duhet të ishin në krye të protestuesve më 21 janar dhe jo të fshiheshin…”, - tha Viktor Çervenaka, i cili mori pjesë në demonstratën e dhunshme të 21 janarit, ku humbën jetën katër qytetarë të pafajshëm.
Çervenaka është i pari përfaqësues në rang vendor i opozitës që akuzon kryesocialistin Rama, se u “fsheh” ditën e demonstratës, duke lënë të nënkuptohet se ishte mjaft i zhgënjyer nga kjo sjellje e tij, edhe pse në sallën e gjyqit, nuk e artikuloi fjalën “zhgënjim”, apo “pakënaqësi”.
Kryekomunari i rrëfeu treshes gjykuese të kryesuar nga Besnik Hoxha, momentet e trishta të vrasjes së demonstruesit nga Fieri, Faik Myrtaj. “Faiku ishte duke qeshur e ne të gjithë po shkëmbenim batuta. Ai ishte me shpinë nga godina e kryeministrisë dhe shikimin e kishte në drejtim të gjykatës Kushtetuese. Një moment ai bërtiti: ‘Diçka më kafshoi’! Fill më pas ra përtokë dhe kur ne u afruam kishte vdekur”, - tha Çervenaka.
(Dëshminë e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(m.a/GSH/BalkanWeb)