Kinë, shfaqen piranja në lumë, lëshohet alarmi
KINË- Autoritetet në Liuzhou, në jug të Kinës, kanë premtuar një shpërblim prej një mijë juan (128 euro) për ata që arrijnë të kapin një piranja, që mendohet se gjenden në lumin që kalon përmes qytetit.
Alarmi për ekzistencën e peshkut piranja në këtë lumë është dhënë nga një banor i zonës, i cili deklaron se është sulmuar fuqishëm në këmbë nga një peshk, të hënën e kaluar.
Banori i qytetit Zhang deklaroi se e ka kafshuar një piranja, ndërsa pretendon se ka parë edhe dy të tjerë. Mjaftoi ky fakt që autoritetet të lëshojnë alarmin.
(ma.ar/BalkanWeb)