Selanik, konfiskohen 168 kg kokainë, vinin nga Amerika Latine
Autoritetet policore greke në Selanik në bashkëpunim me zyrën DEA e Ambasadës së SHBA, konfiskuan një sasi shumë të madhe kokaine dhe vunë në pranga 4 persona.
Policia greke konfiskoi 168 kg kokainë të pastër dhe arrestoi 4 persona; 2 bullgarë, një spanjoll, (që konsiderohen si "truri" i organizatës) dhe një portugez, të moshave përkatësisht 43, 50, 58 dhe 40 vjeç, duke çmontuar kështu një nga grupet më të mëdha të trafikimit të kokainës në Ballkan, nëpërmjet Selanikut.
Perveç 168 kg kokainë, policia konfiskoi një makinë që përdorej për trafikimin e drogës dhe 4000 euro të ardhura nga shitja e saj.
Operacioni i policisë nisi pas informacionit se nëpërmjet portit të Selanikut importoheshin ilegalisht në kontenierë, sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine, të destinuara për shitje në tregun e Greqisë.
Sipas policisë së Selanikut, vlera e sasisë së kokainës së konfiskuar në tregun me shumicë arrin 5.5 milionë euro dhe nëse përzihej atëherë kjo vlerë do të katërfishohej.
Sasia e kokainës është më e madhja e kapur në Greqinë veriore në vitet e fundit, ndërsa një tipar i përbashkët gjithë rasteve, është pjesëmarrja e agjencisë amerikane të antidrogës (DEA) dhe transportimi i drogës në kontejnerë nëpërmjet portit të Selanikut.