Vjedhja e pikturave, Ministria e Kulturës: Ngjarja kambanë alarmi
TIRANE- Ngjarja e rëndë e ndodhur në Korçë, ku u vodhën 27 vepra të jashtëzakonshme të piktorit të mirënjohur Vangjush Mio, ka alarmuar gjithkënd. Duke qenë se galeria e Korçës është nën varësinë e bashkisë së qytetit juglindor, Ministria e Kulturës ka heshtur deri më tani, edhe pse në fakt ka një lloj përgjegjësie morale si institucioni parësor në fushën e trashëgimisë.
Një reagim të shkurtër për ngjarjen, pas këmbënguljes sonë, ka dhënë zëvendësministri Abaz Hado në "Gazeta Shqiptare". Si njohës i mirë i artit të Mios dhe pikturës në tërësi, ai shprehet se ngjarja duhet të shërbejë si kambanë alarmi. "Besoj se do të marrim masa pas kësaj që ka ndodhur. Do të evidentohen inventarët nëpër galeri e institucione të tjera, për të ditur se ku i kemi vlerat më të mëdha të trashëgimisë, në mënyrë që në të ardhmen të mbrohen më mirë", - tha ai, dje. Sa i takon Vangjush Mios, z.Hado u shpreh se veprat e tij duhet të kishin pasur kujdes më të madh, pasi janë objekte me vlerë të jashtëzakonshme.
"Kjo që ndodhi duhet të bëhet sinjal për të gjitha galeritë e institucionet në Shqipëri, sepse nuk duhet të zhduken të tjera. I bëjmë thirrje patriotizmit të njerëzve që të sfidojë nevojat ekonomike", - tha Hado. Sipas tij, Shqipëria në këtë kohë, kur pret të integrohet në Bashkimin Europian, do të çojë në këtë bashkim shtetesh trashëgiminë e saj, vlerat e saja kulturore, ndaj nuk duhet të ketë mentalitetin e viteve 1991-1992.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)