E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryemafiozi Frank Cali kapet në shtëpinë e së dashurës

ROMË - Është arrestuar në shtëpinë e mikeshës së tij, në një apartament në Long Island. Agjentët e FBI-së, si dhe shërbimi operativ qendror i policisë dhe kuesturës së Palermos, kanë mundur të arrestojnë Calin pa bërë rezistencë. Ishte ora 8 e ditës së djeshme kur Frank Cali, kryemafiozi i familjes “Gambino”, është ndaluar. Njerëzit, që për muaj të tërë kishin rënë në gjurmët e tij dhe kishin studiuar çdo lëvizje të mundshme, ishin të sigurt se mund të kishte edhe një vend tjetër në të cilin mund të strehohej dhe kjo ishte vila në Long Island në SHBA, ku banonte e dashura e tij. Kështu forca të shumta policore janë drejtuar në këtë adresë dhe kanë bërë të mundur arrestimin e tij. Forcave policore Cali nuk u ka bërë rezistencë, kryemafiozi i familjes Gambino është hipur në një automjet dhe në pamje të parë i qetë është larguar për t’u shoqëruar më pas në ambientet e policisë.

8 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›