Mafia, 80 të arrestuar në operacionin mes Palermos dhe SHBA-ve
PALERMO - Zyrtarët e Nju Jorkut dhe njësitë e specializuara të antimafias së Palermos kanë arrestuar rreth 80 persona që dyshohet të kenë pasur lidhje me familjet mafioze të Palermos.
Arrestimi i 19 personave është bërë i mundur në Palermo dhe 54 të tjerë në Shtetet e Bashkuara. Operacioni ”OLD BRIDGE” ka të bëjë me eksponentë mafiozë të përfshirë nga disa hetime të mëparshme të trafikut të narkotikëve mes Italisë dhe Shteteve të Bashkuara. Disa prej tyre mendohet të kenë pasur raporte bashkëpunimi në territorin amerikan, në veçanti me anëtarët e familjes mafioze Inzerilo-Gambino. Në operacionin e udhëhequr nga shërbimi qendror dhe nga policia e Palermos dhe të mbështetur nga shërbimet nacionale të antimafias, gjyqtarët e Palermos kanë lëshuar një urdhërarresti ndaj Frank Calit. Për Calin është folur shumë pas arrestimeve të Bernardo Provencanos dhe Kalogero Lo Pikolo dhe gjetjes së mesazheve personale të tyre që mendohet se u drejtoheshin anëtarëve të tjerë të bandave.
8 Shkurt 2008