Lajthitë
Shkon Marko me një shokun e vet te gjyshja për vizitë. Ndërkohë që Marko bisedon me gjyshen, shoku i tij shijon kafen, shoqëruar me lajthi. Kur djemtë po bëheshin gati që të largoheshin nga shtëpia e gjyshes, shoku i Markos e falënderon plakën për lajthitë që ajo i kishte dhënë që të shoqëronte kafenë.
Dhe gjyshja që ia kthen me një ton babaxhan:
-Nuk ka problem, të keqen nëna, se fatkeqësisht, qëkur më kanë rënë të gjitha dhëmbët, çokollatat vetëm i lëpij dhe lajthitë mbeten aty.
8 Shkurt 2008