E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha priti një grup studentësh të huaj që studiojnë në Universitetin “Bedër” në Tiranë

-Kryeministri  Sali Berisha i përgëzoi studentet e huaj që zgjodhën Shqipërinë për të shtuar dijet e tyre në  lëndët e përzgjedhura  ndërsa theksoi mësimin që si askund tjetër  jep realiteti shqiptar për  harmoninë dhe tolerancën  fetare.

Kryeministri  Berisha priti sot në mesdite një grup studentësh të huaj të Universitetit “Bedër” që kane zgjedhur Shqipërinë për të studiuar në degë të ndryshme të formimit akademik.

Duke u uruar mirëseardhjen  studentëve nga Turqia, Gjermania, Mongolia, Maqedonia, Rusia, Moldavia, Mali i  Zi, Indonezia, Taxhakistani  etj  zoti Berisha i tha se mikpritja është  virtyti kryesor i shqiptarëve, e cila në traditë është institucionalizuar.

Kryeministri Berisha u tha studenteve të huaj që mësojnë teologji se, kanë bërë zgjedhjen më të mirë me Shqipërinë ku harmonia dhe tolerance fetare është realitet dhe traditë shekullore dhe mësimi më i mirë që shqiptarët i japin botës.

Studentët e huaj të Universitetit “Bedër”  u shprehen mjaft të kënaqur që kishin zgjedhur Tiranën  për të studiuar ndërsa falenderuan Kryeministri Berisha për mikpritjen. 


21/11/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›