Kryeministri Berisha shpreh ngushëllimet për humbjen e tenorit të shquar Luçiano Pavaroti
Sot, Kryeministri Berisha bëri një vizitë në ambasadën italiane për të shprehur ngushëllimet për humbjen e tenorit të shquar italian Luçiano Pavaroti.
Duke vlerësuar Pavarotin si princin e tenorëve të planetit, Kryeministri u shpreh se me shuarjen e tij, Italia dhe e gjithë bota muzikore humbi një prej njerëzve më të mëdhenj dhe figurave më të shquara.