E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfaqësues të Utica College (SHBA) i paraqesin Kryeministrit projektin për hapjen e një dege në Shqipëri

Kryeministri Berisha priti dje në takim përfaqësues të Utica College, New York (SHBA), Judith Kirkpatrick, Zëvendëspresidente për Çështjet Akademike dhe Laurence Roberts, Dekan i Asociuar dhe Profesor i Filozofisë. Zotërinjtë Kirkpatrick dhe Roberts i shprehën Kryeministrit interesin për hapjen në Shqipëri të një dege të Utica College, me pikësynimin për ta kthyer në të ardhmen në një qendër edukimi rajonal.

Kryeministri falënderoi përfaqësuesit e Utica College për projektin e tyre për të qenë prezent edhe në Shqipëri, duke theksuar se arsimi është prioritet madhor i qeverisë. Duke shprehur mbështetjen për këtë projekt, Kryeministri u shpreh se investimi për edukimin e të rinjve është investimi më i rëndësishëm dhe i sigurt për të ardhmen e vendit.

 

 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›