E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takohet me përfaqësues të kompanisë amerikane "Hydro Electric Power"

Kryeministri Berisha u takua sot me përfaqësues të kompanisë amerikane “ Hydro Electric Power” Inc. dhe grupin e saj financiar, të drejtuar nga zoti Lance Kupisch, të cilët operojnë në fushën e prodhimit të energjisë elektrike.

Përfaqësuesit  e kompanisë prezantuan idetë e tyre për investime në fushën e energjisë, të cilat vijnë si rezultat i studimit për një periudhë 2 vjeçare të klimës së biznesit në vendin tonë. Pas investimeve të bëra në Bullgari dhe Kosovë, ata u shprehën Shqipëria është vendi më i përshtashëm për të investuar në fushën e energjisë. Më pas përfaqësuesit e kompanisë i paraqitën kryeministrit një studim dhe fizibilitet për kaskadën e lumit Osum, duke theksuar se shumë shpejt do të dorëzojnë projektin e plotë në Ministrine e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës.

Nga ana e tij, kryeministri Berisha i falenderoi përfaqësuesit e kompanisë Hydro Eletric Power” për interesin e paraqitur dhe punën paraprake të bërë në drejtim të investimeve.  Kryeministri u shpreh se gjatë vitit të fundit Shqipëria ka qenë në qendër të vëmendjes të shumë kompanive të mëdha dhe serioze, të cilat kanë paraqitur projektet e tyre në fushën e energjisë sidomos në hidroprodhim.

Ndër të tjera,  kryeministri u shpreh se fundi i këtij viti do të kurorëzohet me fillimin e shumë projekteve në këtë fushë, që të marra së bashku përfaqësojnë investimin më të madh të bërë në vendin tonë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›