E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklaratë për shtyp

Në 6-vjetorin e përkujtimit të sulmeve terroriste ndaj Kullave Binjake ne New York, Kryeministri e Republikës së Shqipërisë, Z.Sali Berisha u shpreh:

“Sot është një ditë në të cilën mbarë njerëzimi kujton me nderim dhe dhimbje të thellë viktimat e pafajshme të sulmit më të madh të kohërave, atë ndaj Kullave Binjake te New York.

Është një ditë kujtimi dhe nderimi gjithashtu për të gjithë viktimat e terrorizmit në mbarë botën.

11 shtatori është edhe dita e solidaritetit të madh me familjet e viktimave të terrorizmit në Shtetet e Bashkuara tëAmerikës dhe të mbarë globit, kjo ditë fton vendet dhe kombet të bashkojnë përpjekjet e tyre në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.

Shqipëria është e vendosur të mbështesë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër këtij rreziku madhor dhe të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë vendet e angazhuara në luftën kundër terrorizmit.”

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›