Kryeministri Berisha zhvillon takime në bashkinë e Delvinës
Sot pasdite, Kryeministri Berisha u takua në bashkinë e Delvinës me kryetarin e saj dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak. Kryeministri i përgëzoi ata për punën e bërë dhe i siguroi se qeveria do ti mbështesë ata fuqishëm në përpjekjet e përbashkëta për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre në të gjitha aspektet
Kryeministri shprehu angazhimin e qeverisë për të bashkëpunuar ngushtësisht me autoritetet vendore të qytetit për shfrytëzimin sa më optimal të potencialeve njerëzore dhe natyrale.
Duke folur për rëndësinë e ndërtimit të segmenit rrugor Kardhiq-Delvinë, Kryeministri u shpreh se kjo rrugë, që i afron më shumë qytetarët me Sarandën, shkurton distancën dhe ndikon ndjeshëm në zhvillimin e mëtejshëm të Delvinës.
Kryeministri bëri gjithashtu të ditur se do të shqyrtohet mundësia që një degë e saj të shkojë drejt Nivicës, megjithëse destinacioni kryesor mebetet Delvina.
Duke vlerësuar pasuritë në naftë dhe gaz si perspektiva reale për Delvinën, Kryeministri u shpreh se dy javë më parë, qeveria vendosi që në këtë zonë njëkompani serioze për shfrytëzimmin e naftës dhe të gazit. Duke shprehur bindjen se kjo kompani do të jetë e sukseshsme në punën e saj, Kryeministri siguroi se ky fakt përbën një element shumë të rëndësishëm për zonën e Delvinës.
Gjatë bashkëbisedimit, Kryeministri theksoi se nga ana e qeverisë nuk do të reshin gjithashtu edhe masat në ndihmë të fermerëve të Delvinës, në mënyrë që ata të përballen me sukses me kërkesat aktuale të tregut.
Kryeministri Berisha shprehu vlerësime për nismën e bashkisë së Delvinës për rikthimin e eshtrave të Kryeministrit të parë te vendit Sulejeman Delvina në vendlindjen e tij.