Qeveria miraton vendimin për funksionimin e Koordinatorit Kombëtar përÇështjet me Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut
-Kryeministri Berisha:Çdo ditë ka peshën e vetë të madhe për arritjen e reformave të nevojshme për anëtarësimin në NATO
Kryeministri Berisha informoi sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave për krijimin e njësisë së Koordinatorit Kombëtar që do të koordinojë punën me të gjitha institucionet për procesin e anëtërësimit në NATO.
Njësia e Koordinatorit Kombëtar të integrimit në NATO, e cila ngrihet nën drejtimin e Kryeministrit do të ketë si detyrë kryesore bashkërendimin e përpjekjeve të ministrive dhe agjensive, si dhe koordinimin me pushtetet e tjera, parlamentin, presidencën dhe me të gjitha institucionet që kanë rol themelor në procesin e integrimit në këtë Aleancë.
Kjo njësi, u shpreh Kryeministri, që do të kryesohet nga Koordinatori Kombëtar do të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha zyrat, me të gjitha agjencitë dhe ministritë veprimtaria e të cilave është përcaktuese në përmbushjen e kërkesave të Ciklit të 9-të të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Kryeministri u shpreh se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishme në rrugën drejt antarësimit, me realizimin e reformave thelbësore dhe arritjeve në luftën kundër kriminalitetit, në fushën ekonomike, atë të mbrojtjes, si dhe me pjesëmarrjen aktive të Njësive ushtarake shqiptare, përkrah njësive të NATO-s, në Bosnje, Afganistën, Irak.
Kryeministri nënvizoi se çdo hap, çdo përparim dhe afrim drejt kësaj aleance bazohet dhe do të bazohet në suksesin e reformave, në përformancën më të mirë të reformave që do ndërmarrë ekzekutivi, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, luftën për sigurimin e kufijve, kundër trafiqeve, si dhe detyrat e mëdha që ka parlamenti për reformën zgjedhore.Çdo dite qe kalon ka peshen e vet te madhe per arritjen e reformave te nevojshme për antarësimin ne NATO, tha Kryeministri.
Duke theksuar se anëtarësimi në Nato përbën objektivin më madhor në fushën e sigurisë ndërkombëtare, Kryeministri Berisha u shpreh se shqiptarët e konsiderojnë këtë projekt si të ardhmen e tyre më të shkëlqyer dhe më të sigurtë. Kryeministri nënvizoi se Shqipëria dhe shqiptarët kanë bërë përpjekje të mëdha gjatë këtyre 15 viteve të fundit për të merituar anëtarësimin, duke e renditur opozitën shqiptare ndër të parat e vendeve ish komuniste që kërkoi anëtarësimin e vendit në NATO. Ndër të tjera, Kryeministri nënvizoi se procesi i anëtarësimit në Nato ka mbështetjen e të gjitha forcave politike të vendit dhe te mbarë qytetarëve shqiptarë.
Duke vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm që Aleanca e Atlantikut të Veriut ka dhënë në reformimin e ushtrisë shqiptare, Kryeministri theksoi se këto reforma i kanë afruar ndjeshëm standartet e ushtrisë shqiptare me ato të NATO-s.
Një vend të rëndësishmëm theksoi Kryeministri do të zënë në procesin e Integrimit edhe reformat e mëdha që do të ndërrmirren nga Presidenti i Republikës me pushtetin gjyqësor në bashkëpunim me institucionet e tjera.
Në këtë mënyrë, u shpreh Kryeministri, progresi drejt Natos është një progres që varet nga tërësia e reformave që do të ndërrmarren në ciklin e 9-të të MAP, cikël i cili përbën një kërkesë themelore për vendet që pretendojnë për të marrë ftesën në Samitin e Bukureshtit.
Ndër të tjera, Kryeministri Berisha u shpreh:
Do të veçoja vendimin për krijimin e Koordinatorit Kombëtar për koordinimin e punës së të gjitha institucioneve tona për anëtarësimin në Nato. Anëtarësimi i Shqipërisë në Nato përbën objektivin më madhor në fushën e sigurisë ndërkombëtare. Shqiptarët konsiderojnë këtë projekt si të ardhmen e tyre me të shkëlqyer, më të sigurtë.
Shqipëria dhe shqiptarët kanë bërë përpjekje të mëdha, në këto 15 vite, për të merituar këtë anëtarësim. Opozita shqiptare ishte e para opozitë në vendet ish komuniste, që kërkoi anëtarësimin e vendit në NATO.
Menjëherë pas fitores së forcave demokratike në vitin 1992, Shqipëria vendosi një bashkëpunim të ngushte më Aleancën e Atlantikut të Veriut. Ndër të parat vende firmosi nismën e partneritet për paqe. Në 15 vite ajo ka vendosur një bashkëpunim të shkëlqyer luajal me Aleancën e Atlantikut të Veriut në të gjitha fushat. Portet, aeroportet, territori i vendit, janë vënë në dispozicion të Aleancës, në të gjitha opreracionet që ajo ka ndërrmarrë në Ballkan në këto 15 vitet e fundit. Njësitë ushtarake shqiptare janë shpalosur së bashku me njësitët e Natos, në Bosnje, Afganistën, në Irak. Vetëm dy muaj më parë ne nisëm një kompani në Afganistan, me mision të plotë dhe luftarak në Irak me njësitë italiane. Aleanca e Atlantikut të Veriut ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në reformimin e ushtrisë shqiptare. Reforma të cilat kanë afruar shumë standartet e ushtrisë shqiptare me ato të Natos. Duke vlerësuar të gjitha këto qëndrime , reforma dhe përpjekje, vendime të Shqipërisë gjatë gjithë viteve të fundit, mbështetjen që ka procesi I anëtarësimit nga të gjitja forcat politike të vendit dhe nga mbarë qytetarët shqiptarë, në Samitin e Rigës, Aleanca e Atlantikut të Veriut solli mesazhin e shpresës për Shqipërinë, Kroacinë dhe Maqedoninë , si tre vende të mundshme , për të merituar shtesën për anëtërësim në Samitin e Bukureshtit. Presidenti Bush u shpreh qartë se SHBA-të mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësimin në Nato. Ky është mesazhi që unë mora në Bruksel në takimin me Këshillin e Ambasadorëve të Atlantikut të Veriut.
Natyrisht cdo hap, cdo përparim dhe afrim drejt kësaj aleance bazohet dhe do të bazohet në reforma dhe në suksesin e reformave, në përformancën më të mirë të të gjitja reformave të vendit, reformave dhe detyrimeve të mëdha që ka ekzekutivi, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, luftën për sigurimin e kufijve kundër trafiqeve, detyrat e mëdha që ka parlamenti për reformën zgjedhore, reformat e mëdha që do të ndërrmirren nga presidenti i Republikës me pushtetin gjyqësor në bashkëpunim me institucionet e tjera, pra progresi drejt Natos është një progress që varet nga tërësia e reformave që ne do të ndërrmarrim në ciklin e 9-nte, cikël I cili përbën një shtesë që ministrat e jashtëm të Atlantikut të Veriut në Oslo kërkuan nga vendet që pretendojnë për të marrë ftesën në Samitin e Bukurershtit. Për të bashkërenduar të gjitha këto veprime të agjencive të ndryshem të ekzekutivit, të ministrive dhe agjencive të tjera, nën drejtimin e kryeministrit ngrihet edhe Koordinatori kombëtar I integrimit në Nato , I cili ka për detyre kryesore bashkërendimin e përpjekjeve të agjencive si dhe me pushtet të tjera, me parlamentin, me presidencën si dhe me të gjitha institucionet që kanë rol themelor në procesin e integrimit në këtë Aleancë.
Kjo njësi që do të kryesohet nga Koordinatori Kombëtar do të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha zyrat, me të gjitha agjencitë dhe ministritë, veprimtaria e të cilave është përcaktuese në përmbushjen e kërkesave të Ciklit të 9-të të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ndaj dhe duke ju falënderuar ju për të gjitha kontributet që keni dhënë dhe ato kanë qenë thelbësore. Kanë qenë thelbësore reformat në ushtri, kanë qenë thelbësore reformat në fusha të tjera deri edhe zgjedhja e Presidentit të Republikës, ishte një arritje shumë e madhe në drejtim të anëtarësimit të vendit në NATO, sepse mua mu tha qartas në Bruksel: Në rast se ju shkoni drejt zgjedhjeve nuk bindni dot njeri se do të bëni paralelisht edhe zgjedhje edhe reforma dhe në këtë frymë qe fat i madh sepse aty ishte e pranishme edhe opozita e cila ka një qëndrim qartësisht pro-atlantist u arrit të zgjidhej detyra e rëndësishme që kishim, por edhe një seri detyrash të tjera janë për tu zgjidhur dhe dua tju kërkoj që në këtë proces çdo ditë ka peshën e vetë të madhe sepse Samiti i Bukureshtit vërtetë mblidhet nga mesi i vitit që vjen por ne duhet të avancojmë me shpejtësi në të gjitha detyrimet tona, në reformat shumëplanëshe, reformën zgjedhore, reformën në fushën e drejtësisë, luftën kundër kriminalitetit, kundër korrupsionit, kundër trafiqeve, pra krahas krijimit të këtij funksioni Ministria e Jashtme, Ministria e Mbrojtjes, por veçanërisht Ministria e Jashtme ka një axhendë jashtëzakonisht të ngjeshur në lobingun e saj për të bërë që Shqipëria të marrë ftesën, por për të gjithë zyrtarët dhe forcat politike të këtij vendi objektivi i parë madhor është ftesa në Samitin e Bukureshtit.