E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha merr një mesazh falënderimi nga Presidenti i SHBA-ve George W Bush

Kryeministri Sali Berisha ka marrë një mesazh nga Presidenti i SHBA-ve George W Bush. Në këtë mesazh shkruhet:

"I dashur z. Kryeministër,

Ju falënderoj për mesazhin tuaj miqësor me rastin e përvjetorit të ditës së Pavarësisë së Amerikës.

Dita e Pavarësisë është një ditë kremtimi për të gjithë vendet për të rikujtuar se respekti i ndërsjellë dhe sovraniteti janë të pandara.

Kam shpresën se të gjithë popujt e botës do të vazhdojnë të marrin bekimin e lirisë dhe paqes", përfundon mesazhi i Presidentit Bush.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›