E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: 20 shkurti, dita e kujtesës kombëtare për martirët dhe viktimat e regjimit komunist

-          Rrëzimi i shtatores së diktatorit shënon ditën e kurajës më të madhe popullore në historinë e vendit

-          Ajo nuk ishte beteje në bronx, ajo ishte beteje me diktaturën në fuqi, me bronxet e gjalla

Kryeministri Berisha solli sot në kujtesë me mirënjohje dhe nderim të veçantë, martirët dhe viktimat e regjimit komunist, në ditën e ditën e kujtesës së tyre kombëtare, 20 shkurtit.

Duke e cilësuar rrëzimin e shtatores së diktatorit, simbolit të regjimit komunist, si  një ngjarje të veçantë në historinë  e kombit dhe nga më të rëndësishmet, Kryeministri u shpreh se ajo do të kujtohet brez pas brezi, si dita  e kurajës më të madhe popullore, si dita  që shënon fundin  e diktaturës më të egër në Evropë.

Në nderim të kësaj dite, kryeministri Berisha u shpreh në mbledhjen e Këshillit të Ministrave:

Së pari, sot në historinë  e kombit është  një ngjarje  e veçantë, një datë  e veçantë, nga më të rëndësishmet, është dita e kujtesës kombëtare për martirët dhe viktimat e regjimit komunist, ditë kjo e shpallur në ditën, në të cilën 22 vjet më parë, qytetarët e Tiranës, të rinjtë  e kryeqytetit, studentët , pas një greve më masivja të studentëve të universiteteve të Tiranës që mund të ketë ndodhur kund, rrëzuan në një përballje legjendare me regjimin komunist, shtatoren e diktatorit Enver Hoxha. Kjo nuk ishte beteje në bronx, kjo ishte beteje me diktaturën në fuqi, me bronxet e gjalla. Ajo ditë ishte dita e kurajës më të madhe popullore ne historinë e vendit. Ajo ditë ishte dita e gëzimit më të madh, dita në të cilën qytetarët  e këtij vendi kanë derdhur lot gëzimi më shumë se në çdo ngjarje tjetër që ka ndodhur ndonjëherë .

Ajo ditë shënon fundin  e diktaturës komuniste në Shqipëri dhe hap rrugën përfundimisht realizmit të ëndrrave të lirësisë për shqiptarë. Enver hoxha të cilën do ta quanin Hitleri i pasluftë shndërroi një komb që doli fitimtar nga lufta, e shndërroi atë në kombin më të skllavëruar, më të  shtypur, më të varfër, më të mjeruar, shndërroi Shqipërinë në vendin e burgjeve dhe kampeve të përqendrimit më të shumta. Viktimat e regjimit të tij, martirët  e lirisë ishin dy herë më të mëdha se nqë të gjitha vendet të marra së bashku , përveç Bashkimit Sovjetik. Por shumë herë më i madh ishte numri i viktimave nga uria dhe sëmundjet për shkak të mjerimit në të cilin ai katandisi Shqipërinë dhe shqiptarët. Ai izoloi vendin në shkallën më ekstreme dhe në  një akt antishqiptar ai prishi të gjitha marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet perëndimore. U instalua në krye të Partisë Komuniste shqiptare nga Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviçi dhe kjo është e pakundërshtueshme, bëri gjithçka për ta shndërruar Shqipërinë në një republikë të shtatë jugosllave dhe “de fakto” firmosi çdo marrëveshje dhe më pas bëri çdo gjë për të ndërprerë çdo lloj bashkëpunimi me aleatët perëndimorë dhe kjo kryekëput në interes të konjukturave rajonale jugosllave , në interes të konjukturave anti-perëndimore.

 Sot ne nderojmë dhjetëra mijëra që ranë për tu bërë të pavdekshëm për liritë që gëzojmë ne sot, lirinë e fjalës, lirinë  e besimit, lirinë  e mendimit, lirinë e lëvizjes, nderojmë të gjitha ata shqiptarë që u burgosë,  u internuan për vlerat më të arrira njerëzore .

Sot ne nderojmë veprën e studentëve të universiteteve të Tiranës, të rinjve, qytetarëve që me një guxim mbinjerëzor të rrethuar nga të gjitha anët nga mitraloza dhe amë të të gjitha llojeve përmbysën më 20 shkurt të vitit 1991 shtatoren e tiranit mizor Enver Hoxha në Tiranë.


20/02/2013

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›